Grupi antinuklear ICAN fiton Çmimin Nobel për Paqen

Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore (ICAN) u shpall të premten fituese e Çmimit Nobel për Paqen...

Grupi antinuklear ICAN fiton Çmimin Nobel për Paqen

Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore (ICAN) u shpall të premten fituese e Çmimit Nobel për Paqen.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ia dha çmimin këtij koalicioni të organizatave joqeveritare për “punën e tij për tërheqjen e vëmendjes ndaj pasojave katastrofike humanitare gjatë përdorimit të çdo lloj arme bërthamore”.

“ICAN u dha një drejtim të ri dhe forcë përpjekjeve për të bërë të mundur një botë pa armë bërthamore”, theksohet në komunikatën e Komitetit Norvegjez të Nobelit.

Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore, një grup që punon dhe promovon një çarmatim të plotë të arsenalit nuklear, por edhe për arritjen e një traktati për ndalimin e këtyre armëve, ka fituar kështu edhe çmimin më prestigjioz.

Grupi ICAN, me seli një Gjenevë të Zvicrës, e ka nisur punën e saj 10 vite më parë dhe sot i janë bashkangjitur në këtë nismë 468 organizata partnere në 101 shtete. Traktati i arritur me mbështetjen e kësaj fushate globale është marrëveshja e parë ndërkombëtare për ndalimin e armëve bërthamore.



Lajme të ngjashme