Aktori i famshëm i Bollywood-it, Aamir Khan erdhi në Turqi për të promovuar filmin e tij të ri

Aamir Khan erdhi në Stamboll si i ftuari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

Aktori i famshëm i Bollywood-it, Aamir Khan erdhi në Turqi për të promovuar filmin e tij të ri
Aktori i famshëm i Bollywood-it, Aamir Khan vjen në Turqi për të promovuar filmin e tij të ri
Aktori i famshëm i Bollywood-it, Aamir Khan vjen në Turqi për të promovuar filmin e tij të ri

Khan bëri të ditur se gjendet në Turqi për promovimin e filmit “Secret Superstar" që do të shfaqet në 20 tetor në kinema njëkohësisht edhe në Indi edhe në Turqi.

Aamir Khan erdhi në Stamboll si i ftuari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

Në një deklaratë të bërë për interesin e gazetarëve ai tha se priste prej kohësh të vijë në këtë vend të bukur.

“Më në fund erdha në Turqi. Me të vërtetë jam shumë i lumtur” tha Khan.

Ai falënderoi popullin turk për interesin e madh dhe u shpreh se dëshiron të takohet edhe me yjet e kinematografisë turke.

Khan bëri të ditur se gjendet në Turqi për promovimin e filmit “Secret Superstar" që do të shfaqet në 20 tetor në kinema njëkohësisht edhe në Indi edhe në Turqi.

Khan nënvizoi se është kurioz për mendimet e popullit turk në lidhje me filmin.

Gjithashtu ai nuk harroi të shprehet edhe në lidhje me fluturimin e tij me Linjat Ajrore Turke (THY) duke e lavdëruar kompaninë turke për udhëtimin e mrekullueshëm.



Lajme të ngjashme