Britaniko-japonezi Kazuo Ishiguro fiton Çmimin Nobel për Letërsinë 2017

Shkrimtari Kazuo Ishiguro, britanik me origjinë japoneze, është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2017...

Britaniko-japonezi Kazuo Ishiguro fiton Çmimin Nobel për Letërsinë 2017

Shkrimtari Kazuo Ishiguro, britanik me origjinë japoneze, është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2017.

Lindur në Nagasaki më 8 nëntor 1954, Ishiguro ka emigruar në Britaninë e Madhe bashkë me familjen e tij në vitin 1960, ndërsa në 1982-shin ka fituar edhe nënshtetësinë britanike.

Të gjitha romanet e laureatit 62-vjeçar janë gjuhën angleze.

Ai është i njohur për shumë vepra, mes të cilave spikat ajo e vitit 1989 me titull “Çfarë Mbetet në Fund të Ditës” (The Remains of the Day).

Po të njëjtin vit, kjo vepër letrare i dha atij çmimin “Man Booker Prize” gjithashtu dhe në bazë të saj u prodhua filmi me të njëjtin titull, me aktorë Anthony Hopkins dhe Emma Thompson.

Autor i 8 romaneve dhe i disa skenarëve për filma kinematografikë e telenovela, Kazuo Ishiguro do të shpërblehet po ashtu me 1,1 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, Nobelin për Letërsinë e fitoi kantautori amerikan, Bob Dylan, një vendim ky që shkaktoi polemika të shumta.

Çmimet Nobel, të cilët do të dorëzohen në muajin dhjetor, jepen që prej vitit 1901 sipas testamentit të shkencëtarit dhe industrialistit suedez, Alfred Nobel.



Lajme të ngjashme