Diplomati i lartë turk pas 60 viteve në Ballkan

Prof. Islam Seçen është nderuar dhe vlerësuar me çmime të larta për kontributin e tij të vyer në Artin Klasik të Veshjes së Vëllimeve të Botuara nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Arnavutluk_Yunus Emre_sergi_İslam Seçen7.jpg
ilir meta_berat_2017_01.jpg
ilir meta_berat_2017_02.jpg
Yunus Emre_İşkodra_sergi_Hidayet Bayraktar2.jpg
türk polisinden arnavutluk polisine eğitim desteği_01.jpg
Alsar_okul yardımları_04.jpg

Agjenda Shqiptare - Diplomati i lartë turk pas 60 viteve në Ballkan

-Përkujtohet “Dita e Trashëgimisë Kulturore”.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” zhvilloi një vizitë në qytetin e Beratit.

Fillimisht Presidenti Meta së bashku me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi u ndal në Muzeun “Onufri”, të shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, përfaqësues të ndryshëm të pushtetit vendor e të bashkësive fetare si dhe deputetë të Qarkut dhe qytetarë të shumtë beratas.

Më pas, Presidenti Meta vizitoi muzeun etnografik ku u njoh me historinë e themelimit të saj, objektet kryesore si dhe vlerat historike e arkitekturore të monumenteve të shumta e të lashta të qytetit të Beratit, duke theksuar se për koincidencë në “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, edhe popujt e Evropës kremtojnë “Ditën e Trashëgimisë Evropiane”.

Më pas kreu i shtetit shqiptar mbajti një fjalim për të pranishmit, i cili nënvizoi se:

“…Berati do të jetë përherë për ne një nga qendrat më të bukura e më tërheqëse. Do të jetë gjithmonë në vëmendjen tonë dhe për fat të mirë edhe të mbarë botës, përfshirë edhe UNESCO-n, pikërisht për shkak të qytetërimit mijëravjeçar që përfaqëson dhe që ruan.

Qyteti i bukurisë monumentale, i traditave më të shquara të pikturës, të zejeve, të këngëve, të valleve dhe kostumeve popullore, por dhe të kishave dhe xhamive të magjishme. Një xhevahir i shndritshëm i kulturës sonë kombëtare….”, tha presidenti Meta, i cili në vijim theksoi se shqiptarët duhen të jenë krenarë përpara historisë së kulturës evropiane.

"...Besoj se kremtimi i Ditës së Trashëgimisë sonë Kombëtare në të njëjtën datë me atë të Trashëgimisë Evropiane është gjithashtu dëshmia jonë e qartë për të ecur në një hap me trendin e zhvillimit kulturor, evropian. Ne shqiptarët jemi krenarë përpara historisë së kulturës evropiane pasi historia dhe trashëgimia shqiptare është pjesë dinjitoze e kësaj kulture evropiane sot. Madje do përmendja se vlerat tona historike e kanë pasuar edhe më tej këtë trashëgimi edhe në gjirin e pasurisë së kulturës botërore me përfshirjen në UNESCO të Butrintit, Gjirokastrës, Beratit dhe iso-polifonisë..."

Ndërsa, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi në fjalën e saj se trashëgimia kulturore është një pasuri e atyre që jetojnë në të.

“…Unë do t’i bëjë një kërkesë bashkisë së Beratit që në buxhetin e viti 2018 të hapë një fond për restaurimet dhe trashëgimin kulturore

***

-Diplomati i Lartë turk i Artit Klasik të Veshjes së Vëllimeve të Botuara, pas 60 viteve në Ballkan. 

Ditën e Enjte, më datë 28 shtator, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar dhe drejtorit të institutit turk “Yunus Emre”, Shkodër, Zafer Këjëxhë (Zafer Kıyıcı) u realizua hapja zyrtare e ekspozitës së veprave të artit klasik të veshjes së vëllimeve të Prof. Islam Seçen.

Veprat e ekspozuara të mjeshtrit në qendrën kulturore “Yunus Emre”, i cili gjatë ekspozitës u shpjegoi të ftuarave hollësitë e artit klasik të veshjes së vëllimeve, u pëlqyen shumë.

Në fjalën e tij Ambasadori i Turqisë, Bajraktar tha:     

“…Ndjej një lumturi shumë të madhe që jam në mesin tuaj sot, i ftuar nga instituti "Yunus Emre" për hapjen e ekspozitës së veprave të veçanta të artit klasik të veshjes së vëllimeve që janë punuar me shumë mjeshtri nga profesor Islam Seçen

Z. Islam Seçen është një ndër emrat shumë të dashur të artit që ndikojnë në marrëdhëniet njerëzore dhe kulturore. Ndërmjet dy shteteve  ekziston një platformë shumë e fuqishme e cila mbështet miqësia ndërmjet dy shteteve Shqipëri–Turqi që po zhvillohet me hapa shumë të shpejtë. Ngjashmëria  midis popujve dhe dy kulturave, është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin politik dhe ndërkulturor të shteteve. Bashkëkombësit në Shqipëri dhe Kosovë janë bashkëkombës që ndihmuan shumë në zhvillimin dhe pasqyrimin e kulturës së dy shteteve, të cilat përbëjnë kështu një themel shumë të fuqishëm për tejçimin e këtyre kulturave.

Kur mësova së prof. Islam Seçen është një bashkëkombës i lindur në Kosovë dhe mësova se është një vlerë që pasqyron të gjitha vlerat e përbashkëta të kulturës në kontributin e tij në fushën akademike, por edhe në fushën e artit klasik të veshjeve të vëllimeve të botuara, i cili ka kultivuar dhe arsimuar shumë student në këtë fushë.  Prof. Islam Seçen është një emër i veçantë, i cili ka prezantuar shtetin tonë në shumë ekspozita, seminare, konferenca të organizuara në rang ndërkombëtar.

Dua të përcjell  falënderimet e mija në praninë tuaj ndaj profesor Islam Seçen, i cili përfaqësoj Turqinë nëpërmjet veshjeve të artit klasik përveç kontributit që dha nëpërmjet bisedës së realizuar ditën e djeshme... Falënderoj të gjithë pjesëtarët e personelit të institutit "Yunus Emre" Shkodër dhe me këtë rast festojmë bashkërisht për dy tituj çmimi “Gymush Lale” dhe çmimi i madh “Artit dhe kulturës”, i cili është dedikuar institutit "Yunus Emre"...."

Ambasadorit turk në Tiranë Z. Hidayet Bayraktar dhe Prof. Islam Seçen iu dorëzuan dhuratat e dedikuara nga Instituti “Yunus Emre”.

Arti osman i veshjes së vëllimeve, ngjalli admirim tek vizitorët e ndryshëm gjatë ekspozitës, e cila pati pjesëmarrje të dendur.

Artisti Prof. Islam Seçen i lindur në Kosovë, në vitin 1957 emigron bashkë me familjen drejt Turqisë. Pas këtij emigrimi, Seçen, i cili përfundon shkollimin në Turqi vazhdon jetën e tij artistike si diplomat i lartë në fushën e Arteve Klasike të Veshjes së Vëllimeve të Botuara.

Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e përfundon në Kosovë. Seçen, i cili edukohet në fushën e gjimnastikës që në fëmijëri, në vitin 1952 luan futboll në ekipin kombëtar të Jugosllavisë. Në vitin 1952 hyn me rezultate të larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Pejë, ku dhe studion tre vite. Në vitin 1956, me vendimin e familjes për të emigruar drejt Turqisë shkon në Stamboll dhe në vitin 1957 regjistrohet në vitin e dytë të Akademisë së Arteve të Bukura.

Seçen është student i profesorëve të rëndësishëm të asaj periudhe dhe merr mësime të artit klasik turk të veshjes së vëllimeve të botuara nga Necmettin Okyay dhe Sacid Okyay ndërsa kaligrafinë e mëson nga Prof. Emin Barin.

Në vitin 1961 diplomohet ne degën Veshje e Vëllimeve të Botuara dhe Kaligrafi. Në të njëjtin vit me kërkesë dhe lutje të Ministrisë së Kulturës themelon departamentin e Vëllimeve dhe Patologjisë në bibliotekën “Süleymaniye”.

Në vitin 1969 me ftesë të Muzeut “Gulbenkian” (Calouste Gulbenkian Foundation) së bashku me profesorin e tij Emin Barin shkon në Lisbonë-Portugali. Atje shqyrton dorëshkrimet islame të gjendura në muze dhe që ishin dëmtuar nga përmbytja e vitit 1954 duke dhënë mendimin e tij për riparimin e tyre.
Seçen, i thërritur sërish në Muzeun “Gulbenkian” në vitin 1970, qëndron në Lisbonë për një periudhë prej 10,5 muajsh duke nisur të restaurojë veprat e dëmtuara. Koleksionin Gulbenkian më të rëndësishëm në botë e restauroi në 32 vite, duke shkuar atje në periudha të caktuara.

Prof, Islam Seçen është nderuar dhe vlerësuar me çmime të larta për kontributin e tij të vyer në Artin Klasik të Veshjes së Vëllimeve të Botuara nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

***

-Policia turke trajnim për oficerët e antiterrorit të policisë shqiptare.

Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë në Tiranë janë shpërndarë certifikatat për oficerët e antiterrorit të policisë së Shqipërisë që janë trajnuar nga kolegët e tyre të Drejtorisë së Antiterrorit të Policisë së Turqisë, në lidhje me “informimin për terrorizmin dhe parandalimin e akteve terroriste”.

Në aktivitet ishin të pranishëm drejtues të Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shqipërisë, drejtues të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, të Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, etj.

Zv.drejtori i Akademisë së Sigurisë, Artan Shkëmbi, duke folur gjatë aktivitetit tha se ky trajnim ka qenë i vlefshëm për të shtuar njohuritë në një fushë shumë të rëndësishme që është ajo e luftës kundër terrorizmit.

"Është një trajnim i dobishëm. Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare dhe Akademisë së Sigurisë në mënyrë të veçantë me Policinë e Turqisë dhe Drejtorinë e Antiterrorit të Policisë Turke gjatë këtij vitit ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëshmi e këtij bashkëpunimi ka qenë realizimi i shumë trajnimeve si në Shqipëri ashtu edhe në Turqi. Në këtë kuadër ne jemi duke punuar bashkë me ambasadën turke për të planifikuar trajnimet për vitin 2018. Do të ishte e rëndësishme të përcaktojmë trajnime që do të jenë në interes të përbashkët", u shpreh Shkëmbi.

Ndërsa zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, theksoi se që nga viti 2014 janë zhvilluar disa trajnime të ndryshme për efektivët e Policisë së Shqipërisë, për çështjen e luftës kundër terrorizmit, për metodat inteligjente në luftën kundër terrorizmit, etj.

Ai theksoi më tej se "Fatkeqësisht vendi ynë ka vuajtur shumë nga aktet terroriste. Lufta kundër terrorit ka qenë një ndër çështjet e rëndësishme për sigurinë tonë dhe gjithmonë është trajtuar me seriozitetin më të madh. Ne po vazhdojmë luftën tonë të pandërprerë kundër organizatave terroriste si DEASH, PKK dhe FETO, luftë që e zhvillojmë si brenda territorit të Turqisë ashtu edhe jashtë saj. Në ditët e sotme organizatat terroriste nuk njohin më kufi, prandaj edhe bashkëpunimi midis vendeve kundër akteve terroriste po merr gjithmonë e më shumë një rëndësi edhe më të madhe."

"Ne dëshirojmë që miqtë tanë të jenë gjithmonë të përgatitur në luftën kundër terrorizmit. Për këtë arsye ne kemi qenë të gatshëm të ndajmë përvojën me miqtë tanë shqiptarë. Terrorizmi në ditët e sotme ka ndryshuar, ku është i strukturuar në formën e celulave. Organizata terroriste FETO ka zhvilluar dhe realizon sisteme komunikimi tepër të veçanta, duke arritur të depërtojë në sistemin shtetëror dhe në të njëjtën kohë ka thurur plane djallëzore duke përdor maska nga më të ndryshme. Turqia dëshiron që Shqipëria mos të dëmtohet nga organizatat terroriste, si nga DEASH apo FETO, apo çfarëdo emri të ketë", theksoi Baş.

Pjesë e trajnimit që ka zgjatur disa ditë kanë qenë punonjës të Policisë së Shqipërisë nga drejtoritë vendore të policisë në të gjithë Shqipërinë, të angazhuar në strukturat e antiterrorit.  

***

-Fondacioni ALSAR me mbështetjen e partnerëve turq zhvilloi në Tiranë tre projekte arsimore. 

Fondacioni ALSAR në vijimësi të zhvillimit të veprimtarisë së tij mirëbërëse dhe shoqërore në bashkëpunim me institucionin e Këshillit të Qarkut Tiranë realizoi tre projekte të ofrimit të mbështetjes falas ndaj institucioneve arsimore në qytetin e Tiranës dhe nxënësve të shkollave publike që i përkasin shtresave sociale në nevojë.

Realizimi i këtyre projekteve është një kurorëzim i suksesshëm i zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit të ndërsjelltë ndërmjet institucioneve me synimin për të kontribuar në drejtim të përmirësimit të shërbimit arsimor në qytetin e Tiranës.

Ceremonia zyrtare e realizimit të këtyre projekteve u zhvillua në shkollën "Androkli Kostallari", Tiranë, në të cilën morën pjesë: Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi , n/kryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, n/kryetari i Sindikatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Turqisë, Huseyin Öz me cilësinë e përfaqësuesit të organizatës partnere që kontribuoi për sponsorizinin e këtyre projekteve si dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra.

Ndër treguesit specifike të realizimit të këtyre projekteve përmendim: 1-Dhurimi i1000 çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike nxënësve të shkollave publike që i përkasin shtresave sociale në nevojë. 2-Dhurimi i 200 karrigeve kopshteve të qytetit të Tiranës. 3-Dhurimi 5 kompjuterëve dhe 5 sobave ngrohëse shkollës 9-vjeçare “Nexhmi Tafaj” Daias, Tiranë.

Drejtuesit e pushtetit lokal vlerësuan ndihmesën e vyer të Fondacionit ALSAR si në drejtim të zhvillimit të projekteve të përkujdesjes sociale ndaj njerëzve në nevojë ashtu dhe në atë të përmirësimit të infrastrukturës arsimore.

***

-Xhamia me emër të krishterë, një kuriozitet për turistët e huaj.

Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës kthehet në destinacion turistik për vizitorët e huaj.

E ndërtuar në rrënojat e një kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tre objekte fetare, një teqe, një kishë dhe xhamia.

Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.

Këto objekte religjioze që rrezatojnë harmoni në mes tyre janë kthyer në destinacion shumë të pëlqyer për turistët e huaj, pasi brenda pak metrave katrore ka të ndërthurura fe të ndryshme.

Prej disa kohësh kjo xhami po i nënshtrohet një restaurimi, që  po financohet me fonde të Bashkësisë Islame.

Ajo po kthehet në një kuriozitet të përditshëm për vizitorët vendas e të huaj.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme