Larja e Qabes me ujë zemzemi dhe trëndafil

Bëhet fjalë për një ngjarje e cila daton që nga koha kur profeti Muhamed (a.s) çliroi Mekën, dhe e njëjta përsëritet dy herë në vit.

Larja e Qabes me ujë zemzemi dhe trëndafil

Pas përfundimit të Haxhit, në përputhje me traditën shumëshekullore, vendi më i shenjtë i myslimanëve, Qabja, sot është pastruar me ujë zemzemi dhe trëndafil.

Bëhet fjalë për një ngjarje e cila daton që nga koha kur profeti Muhamed (a.s) çliroi Mekën, dhe e njëjta përsëritet dy herë në vit.

Pastrimi i parë i Qabes është ky, gjatë muajit Muharem, muaji i parë kalendarik hixhri, ndërsa larja e dytë bëhet muajin, i cili i paraprinë Ramazanit.

Kjo është një ceremoni e rëndësishme për myslimanët dhe si e tillë bën bashkë mijëra besimtarë të cilët një natë më parë fillojnë të tubohen rreth Qabes.

Agjencia saudite e lajmeve, SPA raporton se larja e Qabes u ndoq nga afër nga emiri i Mekës, Halid Faysal bin Abdulaziz, të cilin e kishte caktuar Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz.

Ceremonia u ndoq gjithashtu nga shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Arabisë Saudite, ndërsa muret e brendshme dhe të jashtme të Qabes u lanë me ujë nga burimi i zemzemit të përzier me trëndafil.



Lajme të ngjashme