Ekspozita me fotografitë e shkrepura nga dëshmori i 15 korrikut u çel në Dolmabahçe

Në Stamboll u çel ekspozita e përbërë nga veprat e artistit të fotografisë, dëshmorit të 15 korrikut, Mustafa Xhambaz (Mustafa Cambaz).

Në ekspozitë ekspozohen fotografitë e nxjerra nga Xhambaz në rajone të ndryshme të Turqisë.  

Artisti i fotografisë dhe gazetari i gazetës “Yenişafak”, Mustafa Xhambaz ishte një nga heronjtë e 15 korrikut.

Shoqata Ndërkombëtare e Kulturës dhe Artit, përgatiti një ekspozitë me fotografitë e shkrepura nga dëshmori i 15 korrikut.

Adresa e ekspozitës, së hapur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Sarajeve Kombëtare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, është Galeria e Artit në Dollmabahçe (Dolmabahçe) të Stambollit.

Mustafa Xhambaz kishte botuar edhe një album të përbërë nga rreth 1 mijë fotografi të titulluar “Xhamitë madhështore të Turqisë”.

Ekspozita me fotografitë e Xhambazit do të qëndrojë e hapur deri darkën e 7 tetorit.

Lajme të ngjashme