Aktorja turke Fadik Sevin Atasoy për herë të dytë në një film të Hollywood-it

Aktorja e mirënjohur turke, Fadik Sevin Atasoy, përgatitet të luaj në filmin e producentes Michelle Danner me titull "Peril of a Godsend", tema e të cilit kalon në Turqi.

Pas filmit të producentit Sean Brosnan, djali i protagonistit të filmave "James Bond", me titull “The 6th Degree", me regji të Markus Redmond, aktorja turke do të luaj përsëri në një film të Hollywood-it.

Për pjesët e filmit që do të xhirohen në Turqi, Atasoy sipërmerr edhe rolin e ndihmës producentes.

Në filmin, që pritet të shfaqet në fund të vitit të ardhshëm, flitet për fëmijët e shpëtuar nga rajonet ku përjetohen përleshje si në Irak, Afganistan e Siri dhe sillen për tu marrë nën mbrojtje në Turqi.

Aktorja turke, Fadik Sevin Atasoy bën të ditur se një film ku Turqia është vendi ku merren nën mbretje fëmijët, viktima të luftërave, do të jetë një kontribut edhe në njohjen e Turqisë në opinionin botëror me punën që bën ajo për ta (fëmijët).

Lajme të ngjashme