VIDEO - Turkey, Home of Poetry

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë publikoi në mediat sociale një film të ri prezantues të pasurive natyrore, kulutore dhe historike të Turqisë.

VIDEO - Turkey, Home of Poetry
VIDEO - Turkey, home of poetry
VIDEO - Turkey, home of poetry

Filmi i publikuar në kuadër të fushatës globale të turizmit të Turqisë “Turkey Home”, mbanë titullin “Home of Poetry” dhe është postuar edhe në llogarinë e Ministrisë së Kulturës në mediat sociale.

Për ti prezantuar pasuritë e Turqisë në botë Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka publikuar një film të ri prezantues.

Filmi i publikuar në kuadër të fushatës globale të turizmit të Turqisë “Turkey Home”, mbanë titullin “Home of Poetry” dhe është postuar edhe në llogarinë e Ministrisë së Kulturës në mediat sociale.

Me anë të këtij filmi synohet që akumulimet kulturore, artistike dhe letrare të vendit ti prezantohen botës.

Filmi i përgatitur në gjuhën angleze, fillon nga biblioteka-muze Abbey Library of Saint Gallen në Zvicër.

Një i pasionuar pas librit duke shëtitur në bibliotekë rastësisht hasë në antologjinë e poezisë turke.

Libri i përkujton protagonistit të filmit vizitën e bërë në Turqi me familje deri sa ishte fëmijë.

Kujtimet e të pasionuarit pas librit në këtë film paraqiten me poezitë e shkrimtarëve turq.

Në film gërshetohen kujtimet së bashku me pasuritë historike, natyrore dhe kulturore të Turqisë, të cilat protagonisti i filmit i ka parë kur ka qenë fëmijë.

Pasuritë natyrore, historike dhe kulturore të Turqisë në këtë film janë të zbukuruara me poezitë e shkrimtarëve të shquar turq si Yahya Kemal Beyatli, Edip Cansever, Fazil Husnu Daglarca, Bedri Rahmi Eyuboglu, Nazim Hikmet, Attila Ilhan, Cemal Sureya, Ahmet Hamdi Taspinar.

Faza e xhirimit dhe redaktimit të filmit “Home of Poetry” ka zgjatur 4 muaj.

Xhirimet janë bërë në 12 qytete të ndryshme të Turqisë në mesin e të cilëve ndodhen edhe Stambolli, Kutahya, Bursa, Trabzoni, Antalya, Mugla dhe Mardini.

Filmi “Turkey Home” i realizuar mbi konceptet “vendi i qytetërimeve dhe mikëpritjes”, është shumë i përshtatshëm me strukturën fleksibile të Turqisë.

Ndërkaq llogaritë në mediat sociale, të cilat janë aktive për më shumë se 3 vjet, ndodhen në vendin e dytë në botë nga aspekti i numrit të ndjekësve.



Lajme të ngjashme