Rusët i porositin telenovelat në Turqi

Kompania ruse e prodhimit të filmave “Gazprom-Medya” ka porositur në Turqi një serial për kanalin televiziv “Perviy”.

Rusët i porositin telenovelat në Turqi

Suksesi që kanë arritur në Rusi serialet prodhim turk i ka shtyrë kompanitë filmike ruse që të bashkëpunojnë me kompanitë turke.

Telenovela “Mbreti i zemrës time”, të cilin kompania ruse “Gazprom-Medya” dhe ajo turke “Maya Productions” do ta xhirojnë për kanalin televiziv “Perviy” ka zënë që tani vend në tregun rus si projekti më i shtrenjtë ndërkombëtar i realizuar vitet e fundit.

Studioja kinematografike “KIT”, e cila është pjesë e kompanisë filmike “Gazprom-Medya”, dhe Global Connestion International Media Group, e cila përfaqëson kompaninë turke të filmit “Maya Production”, kanë firmosur një kontratë për prodhimin e serialit me titull “Mbreti i zemrës time”, i cili do të shfaqet në ekranin e kanalit televiziv rus “Perviy”.

Seriali televiziv do të xhirohet në njërën prej studiove të filmit në Turqi me aktorë turq dhe rusë. Seriali do të prodhohet në turqisht nga kompania turke “Maya Production”, pastaj do të dublohet në rusisht.

Kontrata parashikon 24 pjesë, por KIT ka në plan që në varësi të suksesit ta vazhdojë serialin për 4 sezone.

Drejtori i prodhimeve pranë KIT, Aleksandr Bondarev pas firmosjes së kontratës bëri këtë vlerësim: “kjo është kontrata më e madhe ndërkombëtare që është bërë vitet e fundit për nga buxheti dhe numri i pjesëve”.



Lajme të ngjashme