Francë – Festivali i Filmit në Kanë feston edicionin e 70-të

Gjithçka gati; nga 17 deri 28 maj Festivali i Filmit në Kanë feston një ditëlindje të rëndësishme, 70-vjetorin. Me një program të pasur, arsyet e interesit mes filmave, yjeve dhe ngjarjeve janë të shumta...

Francë – Festivali i Filmit në Kanë feston edicionin e 70-të

Gjithçka gati; nga 17 deri 28 maj Festivali i Filmit në Kanë feston një ditëlindje të rëndësishme, 70-vjetorin. Me një program të pasur, arsyet e interesit mes filmave, yjeve dhe ngjarjeve janë të shumta.

Mes filmave më të pritur është “Wonderstruck” i Todd Haynes. Regjisori i “Carol” e ka përshtatur nga një novelë e Brian Selznick (autor i Hugo Cabret). Është historia e një djali dhe vajze 10 vjeçarë, Ben dhe Rose, të ndarë nga koha (ai jeton në ’77 ajo në ’27) por të lidhur së bashku në mënyrë misterioze.

Michel Hazanavicius, regjisori fitues i Oscar për “The Artist”, riprezantohet në Kanë pas 6 vitesh, por edhe pas dizastrës “The Search”. Do të propozojë “Le Redoutable”, duke treguar mitin e Jean Luc Godard interpretuar nga Louis Garrel. Fishkëllima ose duartrokitje?

Sofia Coppola kthehet në Croisette duke sjellë filmin “The Beguiled” të Thomas Cullinan, tashmë i përshtatur nga Don Siegel në “La notte brava del soldato Jonathan”. Regjisori tregon vetminë e tre grave (Nicole Kidman, Kirsten Dunst dhe Elle Fanning) e rizgjuar nga ushtari Colin Farrell.

Yjet e vërteta nuk ekzistojnë më? Gabohen. Nicole Kidman do të jetë e pranishme në shumë tituj,dy në konkures (përveç “L’Inganno” dhe “The Killing of a Sacred Deer” di Yorgos Lanthimos), njëri jashtë konkursit, “How to talk to girls at parties” i John Cameron Mitchell, edhe në ngjarjet me serinë tv “Top of the lake: China Girl” të Jane Campion.



Lajme të ngjashme