“Edhe ne luanim dikur”, ekspozitë me lodra të vjetra e të reja në Shkodër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Bashkia Shkodër dhe Muzeu Historik i qytetit çel sot ekspozitën me lodra të vjetra e të reja “Edhe ne luanim dikur”.

“Edhe ne luanim dikur”, ekspozitë me lodra të vjetra e të reja në Shkodër

Ekspozita do të mbahet në ambientet e Muezut Historik “Oso Kuka”.

Bashkia e Shkodrës fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e një udhëtimi imagjinar drejt fëmijërisë përmes lodrave. “Ju sigurojmë që do të përjetoni emocione të paharruara. Para syve tuaj do të shfaqen rrugicat ku keni kaluar kohën e lirë, miqtë me të cilët jeni rritur, këngët që keni kënduar me zë të lartë, lojërat, gjyshet dhe përkujdesja e tyre, do ju shfaqet fëmijëria juaj”.



Lajme të ngjashme