Indiania Dimple Chetan Patel kurorëzohet “Miss Globe 2016”

Miss India, Dimple Chetan Patel, u shpall fituese e spektaklit të bukurisë “The Miss Globe”, që u zhvillua mbrëmjen e të premtes në Tiranë, organizuar nga “Deliart Assosiation”, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar...

Indiania Dimple Chetan Patel kurorëzohet “Miss Globe 2016”

Miss India, Dimple Chetan Patel, u shpall fituese e spektaklit të bukurisë “The Miss Globe”, që u zhvillua mbrëmjen e të premtes në Tiranë, organizuar nga “Deliart Assosiation”, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar.

Vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vijnë në finalen e madhe, ku bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër mbretëreshë e bukurisë botërore, Miss India, Dimple Chetan Patel. Ndërsa shoqëruese e parë u shpall Miss Kolumbia dhe shoqëruese e dytë u shpall “Miss Shqipëria”, Kristina Skura.

Spektakli u prezantua nga Iva Mera dhe aktivistiti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj. Krahas sfilatave të bukurosheve, nuk munguan në spektakël numrat artistikë nga emra të njohur të skenës shqiptare, siç janë Rovena Dilo, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vesa Luma, Big Basta, Classic Boys, etj.

Nën koreografinë e Olta Ahmetaj dhe me muzikën e zgjedhur nga Fabian Basha, vajzat sfiluan në skenën e “The Miss Globe”. Kompeticioni i bukurisë, i organizuar nga Deliart Assosiation, nga regjisori Petri Bozo, me skenar të Alda Bidës dhe Alida Cenaj, solli edhe këtë herë një shfaqje shumë të bukur për shqiptarët.

Pasi kanë prekur si çdo vit bukuritë e viseve shqiptare, përfaqësueset bukuroshe janë ngjitur në skenë për të dhënë më të mirën e tyre.

Spektakli i bukurisë “Miss Globe” u rikthye në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritës, është edhe zotërues i patentës origjinale.



Lajme të ngjashme