Fondacioni Fetar i Turqisë (TDV) vazhdon të ndihmojë civilët në Siri

Fondacioni Fetar i Turqisë vitin e kaluar ika dërguar 316 mauna me ndihma humanitare në Siri.

Fondacioni Fetar i Turqisë (TDV) vazhdon të ndihmojë civilët në Siri

Fondacioni Fetar i Turqisë (TDV) vitin e kaluar dërgo 316 mauna me ndihma humanitare për viktimat e luftës civile në Siri.

TDV-ja publikoi një komunikatë me shkrim në lidhje me ndihmat e dërguara popullit në rajonet e spastruara nga terroristët me operacione “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” dhe në rajonin e Idlibit.

Në komunikatë bëhet e ditur se në rajonet në fjalë janë hapur 5 zyra për aktivitete bamirëse dhe se 316 maunat me ndihma humanitare të dërguara nga Turqia u janë shpërndarë personave në nevojë nëpërmjet këtyre zyrave.

Ndërkohë që TDV-ja vitin e kaluar ka shpërndarë 120 mijë bukë në ditë në këto rajone, ajo ka dhënë edhe ushqim të ngrohtë për 15 mijë civilë të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre e që u strehuan nëpër kampe.

Ky fondacion brenda vitit meremetoi 160 xhami të dëmtuara nga lufta në këtë rajon dhe i hapi sërish për falje, ndërsa përfundoi edhe punimet e mirëmbajtjes dhe mobilimit të 268 xhamive të tjera.

Me anë të fushatave të organizuara ky fondacion gjatë luftës civile në këtë vend dërgoi gjithsej 1 mijë e 866 mauna me ndihma humanitare për civilët.

 


Lajme të ngjashme