Të rinjtë nga Evropa marrin trajnim nga Bashkia e Metropolit të Stambollit për çështjet mjedisore

Për projektin “Rinia dorë për dore për dete të pastra” të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, 42 të rinj nga 9 vende të Evropës erdhën në Stamboll.

Të rinjtë nga Evropa marrin trajnim nga Bashkia e Metropolit të Stambollit për çështjet mjedisore

Për projektin “Rinia dorë për dore për dete të pastra” të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, 42 të rinj nga 9 vende të Evropës erdhën në Stamboll.

Në kuadër të projektit “Erasmus”, nga Kryesia e Zyrës së Mbrojtjes dhe Kontrollit të Mjedisit pranë Bashkisë së Metropolit të Stambollit, u përgatit projekti “Rinia dorë për dore për dete të pastra”.

Në këtë projekt, të mbështetur edhe nga ana e Bashkimit Evropian, marrin pjesë 42 të rinj, përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Anglia, Gjermania, Italia, Lituania, Rumania, Sllovenia, Shqipëria, Maroku dhe Republika e Çekisë.

Të rinjtë evropianë do të shikojnë në vend projektet e riciklimit, administrimit të mbeturinave, prodhimit të kompozitëve dhe elektricitetit nga mbeturinat, sistemit të pastrimit të ujit të ndotur, pastrimit të brigjeve dhe sipërfaqeve të deteve si dhe shumë projekte të tjera ambientaliste të Bashkisë së Metropolit të Stambollit.  

Të rinjve evropianë do t’u jepet edhe trajnim teorik dhe praktik. Njohuritë dhe eksperiencat, që të rinjtë do të marrin këtu nëpërmjet organizatave joqeveritare, me të cilat ata janë të lidhur, do t’i përhapin në vendet evropiane ku ata jetojnë.   

Autoritetet dhe specialistët e Bashkisë së Metropolit të Stambollit do t’u japin trajnim teorik dhe praktik të rinjve evropianë edhe për pastrimin e mjedisit dhe detit.

 

 



Lajme të ngjashme