Organizata Botërore e Meteorologjisë paralajmëron për dukurinë atmosferike "El Nino"

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) deklaroi se dukuria atmosferike “El Nino”, e cila shkakton stuhi, të reshura të rrëmbyeshme, përmbytje, thatësira, zjarre dhe humbje në prodhime bujqësore, do të mund të krijohet sërish deri në fund të vitit.

Organizata Botërore e Meteorologjisë paralajmëron për dukurinë atmosferike "El Nino"

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) deklaroi se dukuria atmosferike “El Nino”, e cila shkakton stuhi, të reshura të rrëmbyeshme, përmbytje, thatësira, zjarre dhe humbje në prodhime bujqësore, do të mund të krijohet sërish deri në fund të vitit.

Sipas lajmit që përcjell shtëpia mediatike angleze BBC, tani ka filluar të shfaqet dukuria natyrore e quajtur “La Nina”, e cila është një ngjarje atmosferike e kundërt me atë të “El Nino-s”, i krijuar në vitin 2015-16 dhe që shkakton ngrohjen e sipërfaqes së ujit të Oqeanit Paqësor në zonat qendrore dhe lindore.

Ndërkohë që ka filluar të ulet efekti i “La Nina-s”, e cila ftohë sipërfaqen e Oqeanit, Organizata Botërore e Meteorologjisë paralajmëroi se mundësia që dukuria atmosferike “El Nino” të krijohet për herë të dytë gjatë këtij viti është 70 për qind.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës në fjalë, Petteri Taalas deklaroi se “Organizata Botërore e Meteorologjisë nuk pret që “El Nino” të ketë ndikim aq të fortë sa në vitet 2015-16, por prapë do të ketë efekte të rëndësishme”.

Taalas shtoi se këto parashikime do të mund të parandalojnë humbje të rëndësishme në jetët e njerëzve dhe në ekonomi.

Duke theksuar se ndryshimet klimaterike krahas dukurive atmosferike si “El Nino” dhe “La Nina” ndikojnë edhe në dinamikat tradicionale të botës, Taalas tha se “Viti 2018 filloi me një ‘La Nina’ të dobët, po efekti i ftohjes nuk ishte i mjaftueshëm për të zvogëluar tendencën e përgjithshme për t'u ngrohur”.

Në anën tjetër byroja meteorologjike e Japonisë bëri të ditur se mundësia që “El Nino” të shfaqet sërish në hemisferën veriore mes shtatorit dhe nëntorit është 60 për qind.

Dukuria atmosferike “El Nino”, e cila shkakton stuhi, të reshura të rrëmbyeshme, përmbytje, thatësira, zjarre shkakton edhe humbje në rendimentin e prodhimeve bujqësore.

“El Nino” që krijohet si rezultat i rritjes së temperaturave mesatare të sipërfaqes së Oqeanit Paqësor në zonat qendrore dhe lindore të tij, gjatë vitit 2016 më së shumti ndikoi në vendet e Afrikës, Azisë, Paqësorit dhe të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Organizata Botërore e Meteorologjisë në nëntor 2016 kishte deklaruar se ngrohja globale është rritur me 1,2 shkallë Celsius në krahasim me periudhën para industriale.



Lajme të ngjashme