Shkencëtarët kinezë prodhojnë mikro-stent

Shkencëtarët kinezë të firmës “MicroPort Scientific” me seli në Shangai kanë prodhuar për sëmundjet koronare të zemrës stentë të hollë sa një fije floku.

Shkencëtarët kinezë prodhojnë mikro-stent

Sipas një lajmi të agjencisë “Hinhua” stenta për zemër me trashësi 86 mikron, ose e shprehur ndryshe “sa një fije floku” për personat që vuajnë nga sëmundja koronare e zemrës, sëmundje që shfaqet si pasojë e ngushtimit ose bllokimit të damarëve që shkojnë në zemër, është prodhuar nga firma me emrin “MicroPort Scientific” me seli në Shangai.

Ilaçet e nevojshme për kurimin e kësaj sëmundjeje me ndihmën e lazerit implantohen në aparatin e quajtur “Firehawk”, të cilin kompania e ka zhvilluar për 15 vite dhe vendosen këtu në përmasa shumë të vogla.

Falë kësaj metode parandalohet shpërndarja e ilaçit që del nga brendësia e aparatit gjatë implantimit të stentës.

Ilaçin stenta e përcjell në dozën e kërkuar me një saktësi të lartë në pikën ku duhet kryer ndërhyrja tek pacienti që vuan nga sëmundjet e zemrës dhe koronare.

Thuhet se arritja do të jetë një pikë kthesë në kurimin e pacientëve me metodën e implantimit.

Dizajnimi efektiv i stentës, që në përfitimin e strukturës së saj përdoret një teknologji polimere, pengon depërtimin e ilaçit në pika të ndryshme gjatë implantimit dhe mënjanon kështu efektet anësore të mundshme.

Pajisja Firehawk ka ngjallur interes edhe në Evropë dhe gjatë viteve 2015-2016 është provuar në eksperimentet klinikale në 21 spitale të ndryshme, në Angli, Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali, Holandë, Poloni, Gjermani dhe Danimarkë.

Implantimi i stentës me këtë pajisje ka dhënë rezultate të suksesshme në 1 mijë e 653 pacientë në vendet e mësipërme.

Rezultatet e eksperimenteve klinikale të Firehawk javën e kaluar ishin publikuar edhe në revistën “The Lancet”, një nga revistat shëndetësore prestigjioze në botë.



Lajme të ngjashme