Princesha e Japonisë vizitoi Mauzoleun e Ataturkut në Ankara

Princesha e Japonisë, Akiko Mikasanomiya, që ndodhet në Turqi, në kuadër të kontakteve në kryeqytetin Ankara, vizitoi Anëtkabirin (Anıtkabir), ku gjendet varri i Ataturkut, themeluesi i Republikës së Turqisë.

Ajo vendosi kurorë me lule në mauzoleun e Ataturkut, mbajti qëndrim nderi dhe shënoi fletoren e posaçme të Anëtkabirit.

Pas kësaj Princesha Akiko kaloi në Qendër e Kulturës Turko-Japoneze.

Në oborrin e shoqatës, ku babai i saj, Princi Takahito mbolli një pemë në vitin 1993 edhe princesha mbolli një pemë me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës së Kulturës së Shoqatës Turko-Japoneze.  

Princesha e Japonisë, e cila erdhi në Turqi për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen nga shoqata në fjalë në Muzeun Sakëp Sabanxhë (Sakıp Sabancı) të Universitetit Sabanxhë, u takua me bordin drejtues dhe studentët e Shoqatës Turko-Japoneze.  

Pas vizitës në shoqatë, Princesha Akiko Mikasanomiya do të kalojë në qytetin e Kërshehirit (Kırşehir) ku do të vizitojë dhe inspektojë punimet në Institutin e Arkeologjisë Japoni Anadoll në Kaman Kalehëjyk (Kalehöyük).

Dje Ajo u prit në Pallatin Mabeyn në Stamboll nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).  

Ajo do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yılıdırım).

Princesha e Japonisë do të vazhdojë vizitën në Turqi deri më 14 shtator.

Lajme të ngjashme