Turqia ka dërguar 145 mauna me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë

Turqia gjatë vitit të fundit në zonat rurale të Idlibit dhe Latakijas në Siri ka dërguar 145 mauna me ushqim, mjete shkollore, bukë, ilaçe dhe veshmbathje.

Turqia ka dërguar 145 mauna me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë

Turqia gjatë vitit të fundit në zonat rurale të Idlibit dhe Latakijas në Siri ka dërguar 145 mauna me ushqim, mjete shkollore, bukë, ilaçe dhe veshmbathje.

Hakan Sari, Administratori i Operacioneve të Ndihmave Humanitare Matanë Kufirit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, bëri të ditur se prej fillimit të luftës civile në Siri në vitin 2011 e këtej, bëjnë përpjekje që të jenë pranë nevojtarëve sirianë.

Duke vënë në dukje se në këtë kontekst janë duke vazhduar aktivitetet për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat rurale të Idlibit dhe Latakijas, Sari tha: “Me kontributin e institucionit tonë dhe të bamirësve të ndryshëm, brenda 30 ditëve janë dërguar 145 mauna dhe kamionë me ndihma humanitare gjegjësisht në zonat rurale të Idlibit, në malin Turkmen që ndodhet në zonat rurale të Latakijas si dhe në Xhebel Ekrad. Nevojtarëve në këto zona u janë dërguar 960 mijë bukë, 150 tonë ushqim, 28 tonë ujë të pastër, 145 mijë copë rroba, 305 mijë copë ilaçe dhe materiale mjekësore, 900 tonë miell, 2 mijë e 400 copë materiale shkollore dhe 1 mijë e 800 pako materiale sanitare”.

Sari gjithashtu bëri të ditur se dërgimi i ndihmave humanitare do të vazhdojë sipas nevojës së banorëve të këtyre zonave.    



Lajme të ngjashme