Pacientes në Singapor i hiqet tumori me peshë 28 kilogram

Një grua 53-vjeçare që kishte vështirësi në lëvizje dhe në frymëmarrje u operua në një spital të Singaporit.

Pacientes në Singapor i hiqet tumori me peshë 28 kilogram

Një tumor (fibroids)  gjigand me peshë 28 kilogram u hoq nga mitra e një gruaje në Singapor.

Një grua 53-vjeçare që kishte vështirësi në lëvizje dhe në frymëmarrje u operua në një spital të Singaporit.

Detajet në lidhje me këtë rast të veçantë u publikuan në revistën "BMJ Case Reports".   

Mjeku Dr. Poh Ting Lim, që kuroi gruan në fjalë, bëri të ditur se për të nxjerrë tumorin, gjerësia më e madhe e të cilit ishte 65 centimetra, zbatoi procedurën e histerektomisë abdominale duke përfshirë heqjen edhe të mitrës dhe vezoreve të pacientes.  

Pas heqjes së tumorit masiv muret e barkut të pacientes u riparuan duke u bërë operacion plastik.



Lajme të ngjashme