Brenda 1 jave mbi 500 mijë turistë të huaj zbritën në aeroportet e Antalyas

Numri i turistëve që kanë ardhur në Antalya, qytet që këtë vit përgatitet të thyej rekordin e turistëve të të gjitha kohërave, deri më tani ka arritur në 9 milionë e 666 mijë e 859.

Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të rrethit të Antalyas deklaroi numrin e turistëve të huaj që kanë mbërritur në këtë qytet me rrugë ajrore.

Në datat 1-8 shtator, nëpërmjet Aeroportit të Antalyas dhe Aeroportit Gazipasha, në këtë qytet kanë ardhur 539 mijë e 578 turistë të huaj.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër është rritur 25%.

Ndërsa nga data 1 janar deri në 8 shtator numri i turistëve të huaj që kanë mbërritur në Antalya nëpërmjet rrugëve ajrore është 9 milionë e 666 mijë e 859.   

Sipas kësaj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve është rritur 29%.

Pra Antalya, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, këtë vit ka mirëpritur 2 milionë e 114 mijë e 130 turistë të huaj më shumë.  

Lajme të ngjashme