Bruksel – Ambientalistët në protestë para selisë së Parlamentit Evropian

Qindra ambientalistë u mblodhën të shtunën para selisë së Parlamentit Evropian në Bruksel të Belgjikës dhe protestuan për të tërhequr vëmendjen mbi ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike...

Bruksel – Ambientalistët në protestë para selisë së Parlamentit Evropian

Qindra ambientalistë u mblodhën të shtunën para selisë së Parlamentit Evropian në Bruksel të Belgjikës dhe protestuan për të tërhequr vëmendjen mbi ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike.

Në deklaratën e lexuar në protestë, organizuar nën drejtimin e grupeve ambientaliste, iu bë thirrje qeverive që të marrin masa serioze ndaj ngrohjes globale.

"Duhet të merren menjëherë masa për të parandaluar ndryshimet klimatike", u tha në protestë.

Autoritetet belge morën masa të gjera sigurie për mbarëvajtjen e protestës në fjalë, ku u shpalosën pankarta dhe afishe kundër politikave që shkaktojnë ngrohjen globale. / AA



Lajme të ngjashme