Politikat e Trump frikësojnë edhe gjermanët

Sipas një hulumtimi të emëruar "Frika e gjermanëve 2018", i cili zhvillohet çdo vit nga kompania e sigurimeve R+V, mësohet se 69 për qind e gjermanëve frikësohen se bota mund të bëhet më e rrezikshme për shkak të politikave të Trumpit.

Politikat e Trump frikësojnë edhe gjermanët

Politikat e presidentit amerikan Donald Trump frikësojnë shumicën e qytetarëve gjermanë.

Sipas një hulumtimi të emëruar "Frika e gjermanëve 2018", i cili zhvillohet çdo vit nga kompania e sigurimeve R+V, mësohet se 69 për qind e gjermanëve frikësohen se bota mund të bëhet më e rrezikshme për shkak të politikave të Trumpit.

Përderisa vihet në dukje se politikat e Trumpit janë në krye të renditjes së temave nga të cilët gjermanët frikësohen më shumë, thuhet se kjo ndiqet nga temat e tjera me 63 për qind nga frika për rritjen ekstreme të kërkesave për azil, 63 për qind nga tensionet me të huajt në vend, 61 për qind kërkesat ekstreme të politikanëve, 59 për qind nga terrorizmi, 58 për qind nga barra e tatimeve si pasojë e krizës së borxheve të BE-së dhe 57 për qind nga ekstremizmi politik.

Sipas rezultateve nga intervistat e zhvilluara me 2.400 persona të moshës mbi 14 vjeç gjatë periudhës 8 qershor-18 korrik në Gjermani, ka tërhequr vëmendjen se terrorizmi në mesin e llojeve të frikës nga 70 për qind që ka qenë vitin e kaluar ka shënuar rënien më të madhe në 59 për qind.



Lajme të ngjashme