Gjermani – Automjetet me naftë do të ndalohen edhe ne Frankfurt

Gjykata Administrative në Wiesbaden ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të vjetra me motor nafte në qendër të Frankfurtit duke filluar nga shkurti i vitit të ardhshëm.

nove-cijene-goriva-u-crnoj-gori-eurodizel-jef_trt-bosanski-58090.jpg
u-crnoj-gori-eurodizel-od-danas-jeftiniji-tri_trt-bosanski-53955.jpg
dizeldorf-zbog-bombe-iz-drugog-svjetskog-rata_trt-bosanski-55967.jpg
dizel otolar
dizel.
novo-pojeftinjenje-goriva-u-crnoj-gori-dizel-_trt-bosanski-36353.jpg

Gjykata Administrative në Gjermani gjykoi se është e nevojshme që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm të ndalohet qarkullimi i automjeteve të vjetra me motor nafte në qendër të Frankfurtit, si pjesë e planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në këtë qytet.

Vendimi për kryeqendrën financiare të Gjermanisë është marrë nga Gjykata Administrative në Wiesbaden, kryeqytetin e shtetit gjerman Hessen, pas një procesi gjyqësor të inicuar nga Organizata Gjermane e Mjedisit (DUH).

Gjykata theksoi nevojën për ndalimin e automjeteve me naftë (diesel) me emetim Euro-4 ose më poshtë, si dhe automjetet me benzinë të standardeve Euro-1 dhe 2.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur, automjetet me motor nafte të standardit Euro-5 do të ndalohen nga muaji shtator i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kryeministri i Hesenit Volker Bouffier dhe ministrja e Mjedisit Priska Hinz përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit, duke thënë se në lidhje me të presin reagim të shpejtë nga qeveria federale dhe se vendimi do të analizohet me kujdes.

"Në vend të miratimit të ndalimeve kundër këtij problemi, ne duam gjetjen e një zgjidhjeje themelore", thuhet në deklaratë.

Në rast të hyrjes në fuqi, thuhet se vendimi do të përfshijë një të katërtën e automjeteve të regjistruara në Frankfurt dhe një numër të madh punonjësish të rrethinës së qytetit që udhëtojnë në punë me automjete.

Më herët, një masë e tillë (për ndalimin e qarkullimit të automobilave me naftë) është marrë edhe në qytetet Hamburg dhe Shtutgart. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme