Rritet me 22% numri i të emigruarve në Turqi

Instituti i Statistikave të Turqisë, TUIK, publikoi të dhënat ndërkombëtare të emigracionit...

Rritet me 22% numri i të emigruarve në Turqi

Numri i atyre që kanë emigruar në Turqi, në krahasim me një vit më parë është rritur 22,4%.

Instituti i Statistikave të Turqisë, TUIK, publikoi të dhënat ndërkombëtare të emigracionit.

Sipas të dhënave të përcaktuara për herë të parë në bazë të regjistrimeve administrative nga ana e TUIK, numri i personave që kanë emigruar në Turqi, në krahasim me një vit më parë është rritur 22,4%, saktësisht 466 mijë e 333 persona.  

Sipas kësaj, 52,3% janë meshkuj ndërsa 47,7% janë femra.

Në vitin 2017, 12,3% e popullsisë së emigrantëve ishin në moshën 25-29 vjeç. Kjo u pasua nga grupmosha 20-24 vjeç me përkatësisht 11,6% dhe grupmosha 30-34 me përkatësisht 10,8%.

Ndërkohë Stambolli kishte popullatën më të madhe të emigrantëve me 166 mijë e 44 persona, ky rreth u pasua nga Ankaraja me 46 mijë 475 persona, Antalja me 21 mijë e 888 persona, Izmir me 12 mijë e 31 persona dhe Bursa me 11 mijë e 191 persona.

Gjithashtu Stambolli kishte popullsinë më të madhe të emigrantëve të larguar, përkatësisht 75 mijë e 849 persona. Stambolli u pasua nga Ankaraja me 27 mijë e 379 persona, Antalja me 15 mijë e 56 persona, Bursa me 13 mijë e 946 persona dhe Izmir me 10 mijë e 353 persona.

Sipas nënshtetësisë së emigrantëve që erdhën vitin e kaluar në Turqi, irakianët zunë vendin e parë. Ky grup u pasua nga qytetarët e Afganistanit me 10,4%, sirianët me 7,7%, Azerbajxhani me 5,7% dhe Turkmenisë me 5,6%.

Ndërsa sipas atyre që janë larguar nga Turqia, emigrantët nga Iraku zunë vendin e parë me 20,4%. Ky grup u pasua nga azerbajxhanasit me 7,5%, sirianët me 6,7%, afganët me 4,6% dhe kinezët me 4,5% respektivisht.



Lajme të ngjashme