Japonia goditet nga tajfuni më i dhunshëm i 25 viteteve të fundit

Një tajfun i fuqishëm, i konsideruar si më i dhunshmi që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit, shkaktoi të martën vdekjen e 6 personave në perëndim të arkipelagut, raportoi kanali televiziv publik, "NHK"...

japonya jebi tayfunu.JPG
japonya jebi tayfunu.JPG

Një tajfun i fuqishëm, i konsideruar si më i dhunshmi që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit, shkaktoi të martën vdekjen e 6 personave në perëndim të arkipelagut, raportoi kanali televiziv publik, "NHK".

Media lokale njofton se kanë vdekur të paktën 6 persona dhe 170 të tjerë janë plagosur gjatë kalimit të ciklonit tropikal “Jebi”, që është shoqëruar me përmbytje dhe erëra të fuqishme që arrinin deri në 220 km/orë.

Rreth 1,2 milionë banorëve u është kërkuar që të largohen nga banesat e tyre, të cilat ndodhen në zonat që rrezikojnë të përmbyten ose të preken nga rrëshqitjet e tokës.



Lajme të ngjashme