Japoni – Rëndohet bilanci i tajfunit “Jebi”, 11 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur nga tajfuni “Jebi”, i konsideruar si më i dhunshmi që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit...

japonya jebi tayfunu.jpg
japonya jebi tayfunu1.jpg
japonya jebi tayfunu2.jpg
Japonya tayfun
japonya1.jpg
Japonia goditet nga tajfuni më i dhunshëm i 25 viteteve të fundit
Japonia goditet nga tajfuni më i dhunshëm i 25 viteteve të fundit

Një tajfun i fuqishëm, i konsideruar si më i dhunshmi që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit, shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave në perëndim të arkipelagut. Zyrtarët njoftojnë se mbi 300 të tjerë janë plagosur gjatë kalimit të ciklonit tropikal “Jebi”, që është shoqëruar me përmbytje dhe erëra të fuqishme që arrinin deri në 220 km/orë.

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur nga tajfuni “Jebi”, i konsideruar si më i dhunshmi që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit.

Autoritetet japoneze, thellësisht të shqetësuara nga rritja e numrit të viktimave, kanë urdhëruar evakuimin e 2 milionë personave nga zonat në perëndim të arkipelagut, të cilat rrezikojnë të përmbyten ose të preken nga rrëshqitjet e tokës.

Ky ciklon tropikal, që është shoqëruar me përmbytje dhe erëra të fuqishme me shpejtësi deri në 220 km/orë, ka shkulur me gjithë rrënjë mijëra pemë dhe ka shtyrë në oqean gjithçka që ka gjetur në brigje.

Erërat e tërbuara të tajfunit “Jebi” kanë tërhequr zvarrë edhe qindra makina duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që disa anije kanë ngecur në cekëtinë ose kanë prekur tokën.

Nën ujë ka mbetur edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait, ku janë ndërprerë të gjitha fluturimet dhe 3.000 pasagjerë janë evakuuar me anije.

Kurse një autobot hidrokarburesh ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erërave të fuqishme dhe është përplasur me urën që lidh aeroportin me qytetin Izumisano të Osakës.

Aksidenti në fjalë shkaktoi bllokimin e nyjave tokësore dhe hekurudhës, të cilat mundësojnë komunikacionin me aeroportin, duke detyruar mijëra pasagjerë që ta kalojnë natën në aeroport.

Sipas raporteve të fundit, disa pjesë të këtij aeroporti nuk furnizohen me energji elektrike dhe trafiku ajror është ende i pamundur.

Zyrtarët japonezë e kanë të vështirë të shprehen për momentin se kur mund të rifillojnë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait.



Lajme të ngjashme