Erbas publikoi mesazh urimi me rastin e Natës së Madhe të Kadrit

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbas, me rastin e Natës së Madhe të Kadrit publikoi një mesazh urimi.

Erbas publikoi mesazh urimi me rastin e Natës së Madhe të Kadrit

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbas, me rastin e Natës së Madhe të Kadrit publikoi një mesazh urimi.

Erbas, në mesazhin e tij shprehu kënaqësinë në mbërritjen edhe të një Nate të Kadrit gjatë ditëve të fundit të muajit Ramazan, që është edhe periudha e mëshirës, bollëkut dhe purifikimit.

Ai tha se kjo natë është nata kur engjëjt e rrethojnë tokën, nata e paqes dhe mirëqenies e cila është më e vlefshme se një mijë muaj, kur ka filluar të zbritet Kurani.

"Për çdo besimtar leximi i Kuranit në mënyrë më të bukur, kuptimi i tij në mënyrë më të drejtë, të jetojë më mirë dhe të promovojë parimet jetike të tij në mënyrë më të përshtatshme botës, është përgjegjësia dhe ideali më i madh", është shprehur Erbaş në mesazhin e tij me rastin e Natës së Madhe të Kadrit.



Lajme të ngjashme