Siri - Refugjatët sirianë kthehen në rajone e spastruara nga terroristët

Mbi 162 mijë refugjatë janë kthyer në rajonet e pastruara nga terroristët.

Siri - Refugjatët sirianë kthehen në rajone e spastruara nga terroristët

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Emigracionit në Ministrinë e Brendshme të Turqisë, Abdullah Ayaz, është shprehur se pas operacioneve "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit", më shumë se 162 mijë sirianë janë kthyer në rajonet ku është vendosur siguria.

Në një deklaratë Ayaz tha se aktualisht në Turqi jetojnë 3 milionë e 567 mijë refugjatë. Ai theksoi se pas këtyre operacioneve sirianët janë kthyer në mënyrë shumë më të shpejtë në shtëpitë e tyre të mëparshme.

Ayaz ka bërë të ditur se vazhdojnë kthimet në rajonet ku është vendosur siguria në Siri, dhe se presin që në periudhat e ardhshme kthimet të rriten edhe më shumë.

Drejtoria e Përgjithshme e Imigracionit dhe të gjitha departamentet e tjera në Ministrinë e Brendshme të Turqisë janë duke kryer punime për të siguruar rikthimin e familjeve siriane dhe që rajoni i Afrinit të jetë më i përshtatshëm për të jetuar, ka thekuar Ayaz.

Ai është shprehur më tej se "Kemi kryer punimet tona për përcaktimin e sirianëve që dëshirojnë vullnetarisht të kthehen në Afrin. Duke kontaktuar me çdonjërin prej tyre iu kemi shprehur se do të ofrojmë çdo lehtësi dhe mbështetje".

"Kemi përditësuar regjistrimet e 1.5 milionë sirianëve. Me këtë projekt do të kemi një bazë të dhënash më të kompletuar. Do të kemi mundësinë që të ndajmë këto të dhëna me institucionet dhe organizatat përkatëse. Shpresojmë që të përfundojmë projektin në një kohë të shkurtër dhe të posedojmë të gjitha detajet për sirianët", është shprehur Ayaz.

Abdullah Ayaz ka vënë në dukje se kohët e fundit janë bërë lajme të gabuara për sirianët, por edhe për refugjatët e tjerë në median sociale, duke theksuar se nuk janë të drejta lajmet të tilla se refugjatëve sirianë "u paguhen faturat e telefonit, u jepet rrogë, u janë blerë shtëpi apo se ata kanë hyrë në universitet pa provim". (AA)



Lajme të ngjashme