Në Maqedoni shënohet Dita e Ashures

Me rastin e muajit Muharrem, në Shkup u bë shpërndarja e ashures për qytetarët.

Në Maqedoni shënohet Dita e Ashures

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli raporton se me rastin e muajit Muharrem, në Shkup u bë shpërndarja e ashures për qytetarët.

Në aktivitetin e shpërndarjes së ashures që organizohet në mënyrë tradicionale për 12 vite me radhë nën kryesimin e Komunës së Bursa-s në Turqi dhe të Komunës së Çairit, nga Organizata humanitare El Hilal dhe Shoqata Kulturore Ensar, morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, Drejtori i Çështjeve Sociale dhe të Shërbimeve Edukative të Komunës së Bursa-s, Ibrahim Kahraman dhe delegacioni shoqërues, kryetari i organizatës El Hilal Behixhuddin Shehabi, kryetari i Shoqatës Ensar Sulejman Baki si dhe qytetarë nga Shkupi.

Gjatë fjalimit të tij nga komuna e Bursa-s, Kahraman duke i përcjellur përshëndetjet e kryetarit të komunës së Bursa-s, Recep Altepe, tha se aktiviteti i shpërndarjes së ashures në Shkup organizohet për të 12 vit me radhë.

Duke vënë në dukje se aktivitetet e tilla do t’i vazhdojnë në shtetet e Ballkanit si në Bosnjë e Hercegovinë, Hungari, Mal të Zi dhe Shqipëri, Kahraman tha se “Ne ndjejmë lumturi për të qenë këtu me vëllezërit tanë. Në këtë muaj të bekuar, në muajin Muharrem, ndjejmë kënaqësinë e të qënit së bashku dhe të ndarjes së ndihmës. Nga këtu dua të shpreh se edhe pas kësaj, përsëri në vitet e ardhshme do t’i vazhdojmë aktivitetet tona të ashures”.

Kryetari i organizatës humanitare El Hilal, Shehabi tha se me rastin e muajit Muharrem do të shpërndajnë për 4 mijë persona nga 10 kazanë me ashure.

Duke falënderuar Komunën e Bursa-s për mbështetjen e dhënë për organizimin e këtij aktivitetim Shehabi tha se “Është obligim i ynë mbrojtja e vlerave të historisë sonë të lavdishme, në kuadër të fesë së shenjtë Islame e cila ka ardhur me civilizimin Osman me vite të tëra, ose me qindra vite, në këto toka multikulturore dhe multifetare ku jetojmë”.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Ensar, Baki tha se dita e dhjetë e muajit Muharrem ka rëndësi të madhe për historinë Islame dhe të njerëzimit.

“Rasti i Qerbelasë dhe rënia dëshmor e hazreti Huseinit ka një rëndësi të madhe në historinë e pejgamberëve. Për këtë arsye i është dhënë rëndësi ditës së dhjetë të muajit Muharrem. Për këtë arsye ka këshilluar mbajtjen e agjërimit dhe kalimin në agjërim të ditës së dhjetë të Muharremit para ashures ose pas saj”, tha Baki.

Ai tha se qëllimi këtu është të përjetësohet bashkimi, vëllazëria, dashuria dhe paqja.



Lajme të ngjashme