Kompania e industrisë së mbrojtjes HAVELSAN këtë herë shënon risi në shëndetësi

Kompania që “ndriçon” në aktivitetet e industrisë së mbrojtjes, HAVELSAN (Industria turke e Elektronikës Ajrore) ka nënshkruar një sukses në eksport me zgjidhjen e gjetur këtë radhë për sektorin e shëndetit

Kompania e industrisë së mbrojtjes HAVELSAN këtë herë shënon risi në shëndetësi

Kompania që “ndriçon” në aktivitetet e industrisë së mbrojtjes, HAVELSAN (Industria turke e Elektronikës Ajrore) ka nënshkruar një sukses në eksport me zgjidhjen e gjetur këtë radhë për sektorin e shëndetit.  

Me anë të Sistemit të Administrimit të Informacionit në Spital, të zhvilluar nga HAVELSAN, bizneset e sektorit të shëndetësisë, mund të japin përgjigje në nivel të lartë për nevojën në këtë sektor.

Ky sistem përbëhet procese të tilla si; shtrimi i pacientit, dalja e pacientit dhe procedura e transferimit, sistemi i administrimit të pajisjeve, sistemi informativ për barnat dhe farmacitë, si dhe zbatimet e infermierisë.

Eksporti i parë u realizua drejt Pakistanit.  

Sistemi, që do të përdoret në Institutin e Kërkimeve të Veshkës dhe Mëlçisë në Pakistan, vlerësohet si një projekt për referencën e hartës rrugore për e-shëndetësi (procedura nëpërmjet internetit). 



Lajme të ngjashme