Turqia ndërton kampe për myslimanët e Arakanit në Bangladesh

Republika e Turqisë do të fillojë së shpejti ndërtimin e një kampi refugjatësh në Bangladesh, ku do të mund të strehohen 100 mijë myslimanë të Arakanit.

Turqia ndërton kampe për myslimanët e Arakanit në Bangladesh

Republika e Turqisë do të fillojë së shpejti ndërtimin e një kampi refugjatësh në Bangladesh, ku do të mund të strehohen 100 mijë myslimanë të Arakanit (Rohingya) të cilët janë detyruar të braktisin Mianmarin.

Lidhur me projektin në fjalë, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim (TIKA), Ahmet Refik Cetinkaya, ka biseduar me ministrin e Bangladeshit për Situata të Emergjencave, Mofazzal Hossain Chowdhury, të cilit i ka transmetuar lajmin se këto ditë mes tjerash, në Bangladesh nga Turqia do të mbërrijnë 10 mijë pako ndihma humanitare për Rohingyat.

Ai gjithashtu njoftoi se zëvendësministri turk Recep Akdağ së shpejti do të vizitojë Bangladeshin.

Në sulmet ndaj civilëve të Arakanit, të kryera nga ushtria e Mianmarit nën pretekstin e "luftës kundër militantëve të armatosur", nga 25 gushti e deri tani kanë humbur jetën mijëra myslimanë. Për shkak se nuk lejohet hyrja dhe dalja nga zona, është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave.

Ushtria dhe nacionalistët budistë gjatë sulmeve kanë djegur ose shkatërruar plotësisht rreth 200 fshatra. Dhjetëra mijëra myslimanë nga Arakani (Rohingya) vazhdojnë përpjekjet që përmes lumit Naf dhe zonës malore të ikin në Bangladeshin fqinj.



Lajme të ngjashme