Vdes Liliane Bettencourt pronarja e L'Oreal, gruaja më e pasur në botë

Liliane Bettencourt vdiq në moshën 94 vjeçare, duke lënë pas një perandori të kozmetikës.

Vdes Liliane Bettencourt pronarja e L'Oreal, gruaja më e pasur në botë

Liliane Bettencourt, trashëgimtarja e gjigantit francez “L’Oréal” dhe gruaja më e pasur në botë, vdiq në moshën 94 vjeçare, duke lënë pas një perandori të kozmetikës.

“Liliane Bettencourt vdiq mbrëmë në banesën e saj. Ajo do të mbushte 95 vite më 21 tetor. Mamaja ime u largua në paqe”, shkruan vajza e saj e vetme, Françoise Bettencourt Meyers në një komunikatë të publikuar të enjten.

Në krye të një pasurime që vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë nga revista “Forbes” në vitin 2017, Liliane Bettencourt renditej e 14-ta në listën e personave më të pasur.

Ajo ishte gjithashtu francezja e dytë më e pasur duke ardhur pas manjatit të luksit dhe pronar i LVMH-së (kompania më e madhe në botë e produkteve të luksit), Bernard Arnault.



Lajme të ngjashme