Francë - Matadori me përvojë humbet jetën në arenë

Matadori spanjoll me përvojë Ivan Fandino ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuar nga demi në një arenë në Francë.

Francë - Matadori me përvojë humbet jetën në arenë

Gjatë aktivitetit tradicional në arenën Aire Sur L'Adour, demi me bririn e tij i shkaktoi një plagë 15 centimetra të thellë matadorit Fandino duke ia dëmtuar mëlçinë dhe organe të tjera vitale.

Fandino ndërroi jetë në spital, ndërsa mesazhe ngushëllimi dërguan një numër matadorësh, qeveria e Spanjës dhe familja mbretërore.

Në 12 vitet e fundit të karrierës profesionale, Fandino ka marrë pjesë në korridat tradicionale në mbarë Spanjën dhe jashtë vendit, ndërsa është regjistruar si matadori i 36 që ka humbur jetën në arenë në dy shekujt e fundit.



Lajme të ngjashme