Jemen - Numri i të vdekurve nga kolera arrin në 209

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) bëri të ditur se numri i fëmijëve që kanë humbur jetën nga kolera në Jemen arriti në 209.

Jemen - Numri i të vdekurve nga kolera arrin në 209

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) bëri të ditur se numri i fëmijëve që kanë humbur jetën nga kolera në Jemen arriti në 209.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e UNICEF-it në Jemen, në mbarë vendin 17 mijë e 200 persona janë diagnostikuar me sëmundjen e kolerës.

Epidemia ka marrë më shumë nën ndikim kryeqytetin Sana ndërkohë që është përhapur edhe në 11 krahina.

Në deklaratën e bërë dje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ishte bërë e ditur se numri i të vdekurve nga kjo sëmundje ishte rritur në 186.

Për shkak të  përleshjeve që vazhdojnë për më shumë se dy vjet në Jemen, afërsisht 3 milionë njerëz janë ballë për ballë rrezikut për ti zënë sëmundja e kolerës për shkak të mos gjetjes së ujit të pastër të pijshëm dhe për shkak të mos mbledhjeve të mbeturinave.



Lajme të ngjashme