Turqia po i zë vendin Rusisë për numrin e investimeve në Mal të Zi

Kohëve të fundit në bregdetin e Malit te Zi është rritur ndjeshëm interesimi i investitorëve nga Turqia.

Turqia po i zë vendin Rusisë për numrin e investimeve në Mal të Zi

Turqia po i zë vendin Rusisë për nga numri i investimeve në Mal të Zi

Në kryeqytetin e Malit të Zi u formua  i ashtuquajturi  “Klubi i Podgoricës”  një  trup joformal  i përbërë  nga ish-presidentë  dhe kryeministra  të vendeve te rajonit . Ky klub  ka për qëllim  ti japë  shtytje  zhvillimit të marrëdhënieve  të fqinjësisë së mirë  dhe bashkëpunimit rajonal , si dhe bashkëpunimit të ndërsjellët.  Ish-presidentët dhe kryeministrat u priten nga Presidenti  Millo Gjukanoviq dhe kryeministri i vendit Dushko Markoviq. Shefi i Qeverisë i shprehu  përkrahjen e  ekzekutivit këtij trupi në aktivitetet e mëtutjeshme, siç tha në promovimin e  perspektives  rajonale , respektivisht integrimit  Evropian  si dhe ne afirmimin  e politikes se  fqinjësisë se mire. Po ashtu Kryeministri Dushko Markoviq citohet të ketë thënë  qe Projekti  “Klubi i Podgoricës”  është një projekt  i mirë që i nevojitet  rajonit  tonë  si ide dhe vizion që mundet edhe më tej të na tubojë  bashkë.  Markoviq po ashtu i ka shprehur  falënderime anëtareve të klubit të porsaformuar të Podgoricës  për siç tha ndihmën  që i kanë ofruar Malit të Zi  gjatë procesit të  ripërtëritjes së pavarësisë  dhe integrimeve  euroatlantike. Në takim me Kryeministrin e Malit te Zi ishin Filip Vujanoviq, ish-President i Malit të Zi, Ish presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski, ai i Republikës së Sllovenisë Danilo Tirk, ish kryeministri i qeverisë së  Republikës se Serbisë  Mirko Cvetković  dhe Republikës së Kroacisë Jadranka Kosor si dhe  ish-udhëheqësi i  këshillit të Ministrave  të Bosnjë-Hercegovines,  Zlatko Lagumxhija. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka thënë se  “Klubin e Podgoricës” e përbejnë dhe ish-presidenti slloven Milan Kučan, ai i republikës se Kroacisë Stjepan Mesić dhe Republikës së Kosovës  Fatmir Sejdiu, si dhe ish-kryeministri i Maqedonisë  Hari Kostov dhe  ish-kryetarja e  parlamentit të Serbisë  Nataša Mićić.                                                                          

Titull: Turqia po i zë vendin Rusisë për nga numri i investimeve në Mal të Zi

Kohëve  të fundit  në bregdetin e Malit te Zi është rritur ndjeshëm interesimi i  investitorëve  nga Turqia. Sipas të dhënave, vitin që lamë pas u regjistruan 1.545 ndërmarrje  ekonomike nga investitorët turq, e para  tri viteve ky numër ishte  rreth 70-të. Dikur të interesuar për investime në Mal të Zi ishin investitorët rusë të cilët tani po tërhiqen dhe janë duke shitur  patundshmëritë e tyre  me çmime  shumë më të ulëta nga se që i kanë blerë ne vitin 2006. Sipas kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq,  investitorët turq  vështirë se  mund te gjejnë  destinacion  më të mirë për të zgjeruar aktivitetin e tyre se çfarë është Mali i Zi,  dhe se Turqia është  partner  ekonomik shumë i rëndësishëm për Malin e Zi me investime rreth 130 milion euro, brenda një dekade.                                                                                   

Titull: Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten 4 persona

Një ngjarje e rëndë në përmasat e tragjedisë ka ndodhur në liqenin e Shkodrës. Një familje me tre anëtarë nga Zeta dhe një djalë nga Podgorica u mbytën në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën në të cilën ata ndodheshin. Ata kishin shkuar në manastirin “Vranjina”  por nuk arritën që të dalin në breg për shkak të dallgëve të mëdha që përmbysën varkën. Njëri nga te mbijetuarit  tha se “ata mund të ishin shpëtuar, por nëna po përpiqej të shpëtonte fëmijën, prandaj u mbyt dhe ajo. Dhe babai u mbyt teksa po shpëtonte fëmijën dhe pas tyre ishte djali që erdhi për ndihmë ”. Varka kishte rreth 9 persona, por të tjerët arritën që të dalin në breg.  Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë, sepse gjatë këtyre ditëve uji në Liqen është mjaft i turbullt. Në ndërkohe kanë filluar edhe hetimet, është mbajtur në hetuesi, kleriku i cili udhëhiqte varkën në momentet e tragjedisë. Po ashtu thuhet se në varkë kanë munguar jelekët e shpëtimit. Ngjarja  ka shkaktuar pikëllim jo vetëm tek banorët që jetojnë në afërsi të Liqenit por në mbarë Malin e Zi.

Titull: Podgorica tronditet nga një sulm me bombë. Përleshje e grupeve kriminale

Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica u trondit nga një shpërthim i tmerrshëm tritoli që rrezikoi dhe jetën e kalimtarëve. Ka shpërthyer me tritol mjeti “Toyota” dhe i vdekur ka mbetur Nikola Çupiç 35 vjeç. Ndërsa i plagosur mbeti një qytetar, kalimtar i rastësishëm në rrugë. Policia  bëri të ditur se personi i vrarë është anëtar i një grupi të njohur kriminal që vepron në qytetit bregdetar të Kotorrit. Në Mal të Zi janë identifikuar dy klane të fuqishme kriminale, njëri nga Kotorri dhe tjetri nga Tivari, të cilët në më shumë se një dekadë përplasen, duke shkaktuar me dhjetëra viktima nga të dyja palët. Policia thotë se është e vendosur dhe i ka shpallur lufte të hapur krimit.  Ajo po heton ngjarjen  dhe ka arrestuar 16 persona, por deri tani autori  mbetet i panjohur.                                                

Titull: Emërohet Ambasadori i ri i Kosovës në Mal të ZI

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar Ylber Hysajn për  Ambasador të ri në Mal të Zi, në vend të Ambasadorit të  deritanishëm Skender Durmishi.  Dekreti ka hyrë në fuqi ditën  e hënë  thuhet se  Ambasadori i porsa  emëruar Hysaj karrierën e tij diplomatike e ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni, kurse më herët ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, si dhe pjesëtar i grupit negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë. Hysaj ishte  dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe media. Ylber Hysaj vlerësohet një nga diplomatë më të suksesshëm të diplomacisë së re të Kosovës. Ndërkaq , Ambasadori  Skender Durmishi do të mbahet mënd si personalitet që i ka dhënë shtytje përpara  marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ambasada njëkohësisht do të organizoi pritje zyrtare me rastin e 18 shkurtit, ditës së pavarësisë. Me këtë rast janë ftuar për të marrë pjesë personalitete të larta shtetërore të Malit të Zi , diplomatë të akredituar në këtë republikë si dhe përfaqësues të jetës publike dhe mediave. 

Titull: Humanizmi në vepër. Vazhdon aksioni “Porcion falas” për skamnorët në Ulqin

Në qytetin e Ulqinit dhe në rrethina edhe gjate këtyre ditëve të ftohta vazhdon aksioni humanitar   “Porcion falas ” falë  angazhimit të vetë qytetareve dhe subjekteve private aktivistët, puna e të cilëve është për çdo lëvdatë, arritën që për një muaj të ndajnë 8.500 shuajtje të ngrohta  për njerëzit në  nevojë  dhe skamnorët, si dhe  24 traktorë me dru zjarri, artikuj ushqimor e tjerë për mbi 100 familje. Sipas vullnetarëve, ku janë pjesëtarë të  gjitha grup moshave, banorët e Ulqinit edhe me këtë rast e treguan solidaritetin ne vepër dhe se aksioni sikur i bashkoi  edhe me shume banoret e këtushëm. Ky aksion vazhdon edhe më tutje.  

 

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme