Turqi - Deri në nëntor janë ofruar rreth 197 milionë shërbime në transportin me rrugë ajrore

Drejtoria e Përgjithshme e Autoriteteve Shtetërore të Aeroporteve (DHMI) publikoi të dhënat statistikore të linjave ajrore, avionëve dhe të pasagjerëve deri në muajin nëntor.

Turqi - Deri në nëntor janë ofruar rreth 197 milionë shërbime në transportin me rrugë ajrore

Në Turqi, deri në fund të muajit të kaluar u shërbyen 196 milionë e 662 mijë e 680 udhëtarë me rrugë ajrore.

Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) publikoi statistikat e linjave ajrore, avionëve dhe të udhëtarëve për muajin nëntor.

Sipas kësaj, numri i avionëve që kanë bërë ulje-ngritje për linjat e brendshme ishte 64 mijë e 745, ndërsa për linjat ndërkombëtare ishte 41 mijë e 826. Gjatë periudhës së njëjtë numri i kalimeve në hapësirën ajrore turke (overflight) u realizua në shifrën e 38 mijë e 435 fluturimeve. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara në trafikun ajror së bashku me kalimet “overflight” arriti në 145 mijë e 6 fluturime.

Numri i përgjithshëm i pasagjerëve në linjat e brendshme gjatë nëntorit në Turqi u realizua në 8 milionë e 122 mijë e 448 dhe në linjat ndërkombëtare në 5 milionë e 815 mijë e 463. Ndërkaq numri i trafikut të pasagjerëve transit gjatë periudhës në fjalë u realizua me 13 milionë e 952 mijë e 818.

Trafiku i transportit të mallrave, postës dhe bagazheve në aeroporte gjatë nëntorit arriti në 280 mijë e 891 tonë.

Sipas realizimeve në fund të nëntorit numri i përgjithshëm për 11 muajt e vitit i trafikut të avionëve (përfshirë edhe kalimet overflight) u realizua në 1 milionë e 876 mijë e 54, numri i përgjithshëm i trafikut të udhëtarëve (përfshirë edhe kalimet direkte) arriti në 196 milionë e 662 mijë e 680, ndërkaq numri i trafikut të mallrave, postës dhe bagazheve gjatë kësaj periudhe u realizua me 3 milionë e 538 mijë e 533 tonë.



Lajme të ngjashme