Turqia vazhdon aktivitetet për promovimin e turizmit brenda dhe jashtë vendit

Ndër panairet më të njohura të Turqisë në fushën e turizmit, Panairi i Udhëtimit të Turqisë dhe Kongresi Ndërkombëtar i Turizmit të Gastronomisë, do të hapen nesër në Izmir.

Në panair do të takohen bashkë përfaqësuesit e sektorit.

Në panairin, që këtë vit organizohet për herë të 12-të, pritet të marrin 1200 përfaqësues nga 38 vende të huaja dhe 48 rrethe të Turqisë.

Në panair do të bëhet promovimi i teknologjive të udhëtimit dhe do të zhvillohen seanca të ndryshme.   

Me programin e marrjes së delegacionit, që zhvillohet me mbështetjen e Linjave Ajrore Turke, profesionistët e sektorit në pika të ndryshme të botës, do të takohen në Izmir. Në kuadër të këtij programi planifikohet të mirëpriten mbi 200 profesionistë të tillë nga 45 vende të botës.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri në 8 dhjetor.

Nesër do të çelet edhe Kongresi Ndërkombëtar i Turizmit të Gastronomisë, që këtë vit organizohet për të katërtën herë.  

Lisbona, kryeqyteti i Portugalisë, dhe anëtare e rrjetit të Qyteteve Botërore të Shijimit (kritikë të ushqimit), merr pjesë në kongres si qytet mysafir.

Në kongres do të zhvillohet edhe “Aktiviteti Ndërkombëtar i Shijimit”.

Në ceremonitë e çeljes së panairit dhe kongresit pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Ersoj (Ersoy).

Lajme të ngjashme