Toronto - U organizua Forumi i Biznesit Turqi-Kanada

Këshilli i Biznesit Kanada-Turqi dhe Dhoma Tregtare e Ontarios organizuan Forumin e Biznesit Turqi-Kanada.

Toronto - U organizua Forumi i Biznesit Turqi-Kanada

Këshilli i Biznesit Kanada-Turqi dhe Dhoma Tregtare e Ontarios organizuan Forumin e Biznesit Turqi-Kanada.

Në fjalën e mbajtur në Forumin e Biznesit Turqi-Kanada të organizuar në Qendrën Tregtare në Toronto, ambasadori i Turqisë në Otava, Selçuk Unal tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve është rritur në 4,2 miliardë dollarë kanadezë, ndërsa shtoi se “Tregtia e Turqisë me Kanadanë do të sjell surpriza të reja”.

Duke vënë në dukje se investimet në infrastrukturë që do të bëhen në kuadër të vizionit të vitit 2023 të publikuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të vazhdojnë pandërprerë, ambasadori Unal u bëri thirrje kompanive kanadeze të investojnë në Turqi.

Unal informoi të pranishmit edhe në lidhje me politikat e ndihmave humanitare të Turqisë.

Ndërkaq kreu i Dhomës Tregtare të Ontarios, Rocco Rossi theksoi se Turqia ka rëndësi të veçantë për Kanadanë dhe vijoi me këto fjalë: “Jemi krenarë që jemi pranë turqve dhe Turqisë. Diaspora turke me arsim, gjuhë dhe aftësitë që ka mjafton për ti vendosur urat mes kulturave të ndryshme. Kjo mund të kuptohet edhe nga mbështetja që përfaqësuesit diplomatik të vendeve të huaja po i japin këtij forumi. Pra, Turqia me mijëra vite është një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Kur themi Turqi, nënkuptojmë vendosjen e lidhjeve me Afrikën, Azinë dhe Evropën”.

Në forum, ku morën pjesë rreth 100 biznesmenë turq dhe kanadezë, atasheu turk i tregtisë në Toronto, Mehmet Ekizoglu bëri një prezantim të gjendjes së fundit të ekonomisë turke.

Edhe ambasadori turk, Selçuk Unal në fjalën e tij bëri të ditur se 8 kantiere turke prej vitit 2014 e këtej i kanë shitur Kanadasë, e cila është një vend detar, anije të ndryshme dhe vijoi duke thënë se “Aktualisht vlera e anijeve të shitura e tejkaloi shifrën e 250 milionë dollarëve”.



Lajme të ngjashme