Irani u rikthehet kuponëve

Në kuadër të projektit që ka përgatitur Ministria e Punës, 10 milionë iranianë me të ardhura të ulëta artikujt kryesorë ushqimorë do ti marrin duke përdorur kuponë elektronikë.

Irani u rikthehet kuponëve

Zv.ministri i Punës së Iranit, Ahmet Meyderi në deklaratën që bëri lidhur me këtë çështje tha se qytetarët që do të përdorin kuponin gjatë shitblerjes, nevojat kryesore (në ushqime) do ti përballojnë me kartë elektronike nga dyqanet e përcaktuara më parë. Kartat do të ofrohen nga Banka Qendrore dhe do të jenë të mbushura me nga 40.000 ‘tymen’ (3,2 dollarë) për pjesëtar të familjes.

Përdoruesit e kuponit artikujt do ti bëjnë me çmime më të ulëta, shtoi Meyderi.

Sipas medias iraniane synimi i qeverisë me projektin elektronik në fjalë, që ka nisur të aplikojë Ministria e Punës, është të mbrojë 10 milionë vetë me nivel të ulët të ardhurash nga efektet negative të zhvlerësimit që ka pësuar monedha vendase.

Pritet që detajet e tjera të projektet të vijnë në ditët në vijim.

Për herë të fundit populli iranian ushqimet kryesore i kishte blerë me kuponë të tillë gjatë luftës Iran-Irak.



Lajme të ngjashme