Konsorciumi turk do të ndërtojë autostradën e parë me pagesë në Uzbekistan

Konsorciumin i firmave turke ka biseduar me autoritetet e Uzbekistanit për detajet e projektit të autostradës së parë me pagesë, që do të lidhë kryeqytetin e vendit, Tashkent me qytetin historik Semerkan.

Konsorciumi turk do të ndërtojë autostradën e parë me pagesë në Uzbekistan

Sipas komunikatës së Komitetit Shtetëror të Investimeve të Uzbekistanit, Zv.kryetari i Parë i këtij komiteti, Laziz Kudrarov ka mbajtur një takim me autoritetet e konsorciumit të firmave turke Cengiz-Kolin-Kalyon, me të cilët bisedoi mbi detajet e projektit të autostradës së parë me pagesë që do të ndërtohet në vend.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe autoritetet e ministrive dhe institucioneve shtetërore përkatëse të Uzbekistanit. Pala turke parashtroi propozimet e saj në lidhje me autostradën në fjalë, po kështu edhe autoritetet uzbeke përcollën mendimet e tyre për projektin. Në takim u rishikuan edhe çështjet që kanë të bëjnë me itinerarin që do të ndjekë autostrada, minimizimin e efekteve që do të ketë ajo në tokat bujqësore, bjeshkët dhe mjedisin.

Akordi për ndërtimin e autostradës Tashkent-Semerkant, planifikuar si autostrada e parë me pagesë në vend, është arritur gjatë vizitës zyrtare të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në prill të këtij viti ne Uzbekistan, thuhet në vazhdim të komunikatës, ndërsa nënvizohet se sipas marrëveshje së arritur parashikohet që autostrada të përfundojë në vitet 2019-2020.



Lajme të ngjashme