Irani kërkon dëmshpërblim nga kompania me partneritet francez-italian, ATR

Udhëheqja iraniane kërkoi dëmshpërblim nga kompania e partneritetit të Francës dhe Italisë për prodhimin e avionëve, ATR për shkak se nuk janë dorëzuar 8 avionë nga 20 avionë pasagjerësh të porositur.

Irani kërkon dëmshpërblim nga kompania me partneritet francez-italian, ATR

Udhëheqja iraniane kërkoi dëmshpërblim nga kompania e partneritetit të Francës dhe Italisë për prodhimin e avionëve, ATR për shkak se nuk janë dorëzuar 8 avionë nga 20 avionë pasagjerësh të porositur.  

Kryetari i Komisionit të Prosperitetit në Kuvend, Muhammedreza Rezai Kuçi, në prononcimin e bërë për Agjencinë e Lajmeve të Parlamentit Iranian, ICANA, kritikoi mosdorëzimin e të gjithë avionëve të pasagjerëve, që i ishin porositur kompanisë ATR.

“Sipas marrëveshjes ATR do t’i dorëzonte Iranit 20 avionë pasagjerësh. Brenda vitit të fundit Iranit i janë dorëzuar 12 avionë. Irani do t’u drejtohet patjetër institucioneve ndërkombëtare. Kompania ose do t’i dorëzoi Iranit avionët për të cilët është angazhuar ose do të paguaj dëmshpërblim” tha ai.

Kuçi bëri të ditur se kompania ATR deklaroi se nuk do të mund të përmbushë angazhimin ndaj Iranit pas sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye nuk do t’i dorëzoi Iranit 8 avionët e pasagjerëve në fjalë.

Ai tha ATR nuk duhet të gjendet nën presionin e sanksioneve të Amerikës dhe bëri të ditur se kompania drejtohet me vendimet e të tjerëve.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015 ndërmjet Teheranit dhe anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (Amerikë, Rusi, Kinë, Angli, Francë) dhe Gjermanisë, Irani porositi nga kompania ATR 20 avionë tij 72-600 dhe deri më tani janë dorëzuar 12 prej tyre.

Udhëheqja e Amerikës pasi u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në muajin maj, vendosi përsëri në zbatim gazën e parë të sanksioneve ndaj Iranit.



Lajme të ngjashme