Turizmi termal i Turqisë, synohet tregu rus me një potencial të lartë

Përfaqësuesit e sektorit të turizmit termal në Turqi, për të arritur numrin e turistëve që vijnë gjatë muajve të verës edhe gjatë periudhës së dimrit, kanë zgjedhur Rusinë si objektivë e tregut.

Turizmi termal i Turqisë, synohet tregu rus me një potencial të lartë

Përfaqësuesit e sektorit të turizmit termal në Turqi, për të arritur numrin e turistëve që vijnë gjatë muajve të verës edhe gjatë periudhës së dimrit, si objektivë e tregut kanë zgjedhur Rusinë.

Krahas turizmit të detit, rërës dhe diellit, Turqia tërheq turistët edhe me pasuritë e saj kulturore dhe ka si synim që të dalë në plan të parë edhe me kapacitetin e saj termal.

Turqia zotëron burime të ujit të ngrohtë si rrjedhojë e pozicionimit gjeografik në të cilën ndodhet dhe me investimet në komplekset e reja rrit pretendimin e saj në turizmin termal.

Sektori turk i turizmit ka si objektivë, që deri në vitin 2023 të rrisë në 10 miliardë dollarë të ardhurat nga turizmi i shëndetësisë dhe në fushën e turizmit alternativ pret që të ketë më shumë turistë në fushën e turizmit termal.  

Kryetari i Shoqatës së Shëndetësisë dhe Turizmit Termal (TESTUD), Javuz Jëllëk (Yavuz Yılık) tha se kanë nisur rrugën për të promovuar termalet turke.

Ai tha se në kuadër të promovimit morën pjesë në panairin e turizmit, të zhvilluar në Rusi.

“Nga aspekti i turistëve që vijnë nga Rusia, turizmi turk ka thyer rekord pas rekordi. Ne duam që këto shifra ti arrijmë edhe gjatë muajve të dimrit. Në kuadër të komplekseve termale, që qytetet Ekaterinburg dhe Tyumen, dhamë një konferencë për turet e operimit (guidat), agjencitë dhe shoqatat që operojnë në këtë fushë. Pas bisedave dypalëse u nënshkruan marrëveshje. Grupi i parë i turistëve do të vijnë në Turqi më 22 shtator. Si rezultat i nismës drejt këtij tregu kemi si objektivë, që deri në vitin 2023 të sjellim në Turqi 2 milionë turistë nga Rusia” tha Jëllëk.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Rusi ekziston zakoni i pushimeve termale, por komplekset në këtë sektor në Rusi janë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye mendohet se Turqia zotëron komplekse që mund ti përgjigjen më mirë nevojave të këtyre njerëzve.

Kryetari i Shoqatës bëri të ditur se për turizmin termal turistët rusë zgjedhin Çekinë dhe Sllovakinë por komplekset në Evropën Veriore shërbejnë me çmime shumë më të larta se ato në Turqi.

“Gjithashtu në këto hapësira gjeografike ka problem dielli. Kurse në Turqi as gjatë muajve të dimrit nuk ka problem të tillë. Edhe cilësia e ujit është shumë e mirë. Sot në Rusi, rreth 300 mijë persona presin që të kurohen nëpërmjet ujërave termale. Kurse tek ne ata mund të fillojnë kurimin të gjithë brenda të njëjtës ditë” tha Javuz Jëllëk.     



Lajme të ngjashme