Turqia-Irani-Rusia, së shpejti do të bëjnë tregti me monedhën e vendit të tyre

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Abdunnasır Himmeti tha se Turqia, Rusia dhe vendi i tij kanë rënë dakord për të bërë tregti me monedhë vendore.

Në deklaratën e bërë për median Himmeti tha se në një të ardhme të afërt do të takohen me udhëheqësit e bankave qendrore të Turqisë dhe Rusisë dhe dëshirojnë që çështjet për të cilat është arritur në konsensus të vihen sa më herët në zbatim.

Abdunnasır Himmeti, duke bërë të ditur se samiti me temë Sirinë i zhvilluar në 7 shtator në Teheran, kryeqytetin e Iranit me pjesëmarrjen edhe të presidentit, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe kryetarit të shtetit të Rusisë, Vladimir Putin ishte frytdhënës, theksoi se u arrit konsensus për shitblerjen e naftës, gazit natyror dhe produkteve themelore si dhe për çështjet e sektorit bankar.

Ai nënvizoi se të tre vendet janë të të njëjtit mendim për mos përdorimin e dollarit në tregti dhe do të bëjnë tregti me monedhat e veta dhe veprime mbi një këmbim të përcaktuar.  

Lajme të ngjashme