Albayrak për sulmin e Trumpit ndaj lirës turke: Ekonomia jonë është vendosur në themele të fuqishme

Ministri i Thesarit dhe Financave i Republikës së Turqisë, Berat Albayrak tha se ekonomia turke tregoi fuqinë e saj përballë sulmit të presidentit amerikan Donald Trump.

Albayrak për sulmin e Trumpit ndaj lirës turke: Ekonomia jonë është vendosur në themele të fuqishme

Ministri i Thesarit dhe Financave i Republikës së Turqisë, Berat Albayrak tha se ekonomia turke tregoi fuqinë e saj përballë sulmit të presidentit amerikan Donald Trump.

Ministri Albayrak shkroi një artikull për revistën "Foreign Policy" të SHBA-ve të titulluar "Ekonomia globale e administruar nga SHBA nuk mund të besohet".

“Sulmi mbi ekonominë turke duhet të merret si një shembull se sa pacipë duke përdorur fuqinë ekonomike, si armë politike, është e mundur të hapet rrezik në planin global. Tani, vendet e tjera duhet të veprojnë së bashku me Turqinë dhe kështu të kontribuojnë në zhvillimin e një strategjie të përbashkët kundër krizave artificiale në të ardhmen”, shkroi Albayrak për "Foreign Policy".

Albayrak tha se pas sulmit të presidentit amerikan Trump mbi Turqinë, bota duhet të mbrohet nga ekonomia amerikane.

"Në gusht të këtij viti, ekonomia e Turqisë ishte tema kryesore në nivelin global. Arsyeja ishte sulmi sistematik i lojtarit më të madh në sistemin ekonomik global, SHBA-të, ndaj ekonomisë turke. Ishte ky një nga momentet më zhgënjyese në historinë aleate të vendeve tona. Administrata e Trumpit publikisht, nëpërmjet sanksioneve dhe zakoneve, sulmon ekonominë e vendit që është anëtare e NATO-s", tha Albayrak.

Ai më tej tha se ky sulm shkaktoi valë të caktuara gjatë kursit të këmbimit të lirës, por në fund të fundit "ekonomia turke në gjithë këtë arriti të tregojë se ajo është ndërtuar mbi baza të forta".

"Ekonomia turke ka treguar forcën e saj kundër propagandës negative dhe sulmet ndaj sistemit tonë financiar. Është shumë e rëndësishme të theksohet se asnjë tregues ekonomik apo makroekonomik nuk ka shkaktuar një rënie në vlerën e lirës turke. Në këtë proces nuk erdhi te çfarëdo ndryshimesh në strukturën financiare të sistemit bankar të Turqisë", tha Albayrak. (AA)

 


Lajme të ngjashme