Katari rrit investimet në Gjermani, 10 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme

Katari, një prej shteteve të Gjirit Persik, ka planifikuar të rrisë investimet në Gjermani me 10 miliardë euro gjatë 5 viteve të ardhshme...

Katari rrit investimet në Gjermani, 10 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme

Katari, një prej shteteve të Gjirit Persik, ka planifikuar të rrisë investimet në Gjermani me 10 miliardë euro gjatë 5 viteve të ardhshme.

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, e bëri këtë njoftim gjatë një forumi ekonomik të premten në Berlin, ku mori pjesë edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila iu bashkua thirrjes së tij për të rritur investimet e emirateve në Gjermani .

“Ne jemi krenarë për marrëdhënien dhe bashkëpunimin tonë me Gjermaninë”, deklaroi Sheiku Al-Thani.

Në të njëjtën kohë, ai i ftoi kompanitë gjermane për të investuar në Katar, si një nga vendet më të pasura në botë.



Lajme të ngjashme