Albayrak fton botën të bashkëpunojë me Turqinë kundër sulmeve ekonomike të SHBA-së

Në një artikull që ai ka shkruar për revistën amerikane, “Foreign Policy”, ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak, ka ftuar shtetet e tjera dhe investitorët e huaj që të bashkëpunojnë me Ankaranë për të ardhmen e ekonomisë globale...

Albayrak fton botën të bashkëpunojë me Turqinë kundër sulmeve ekonomike të SHBA-së

Është vërtetuar edhe një tjetër herë se ekonomia turke ka rrënjë të fuqishme, ka thënë ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak, në një artikull që ai ka shkruar për revistën amerikane, “Foreign Policy”, ku vlerëson qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vendit të tij.

Duke theksuar se tashmë SHBA-ja nuk është më një vend i besueshëm në ecurinë e ekonomisë globale, Berat Albayrak ka vënë në pah se qëndrimi provokues kundër Turqisë i Presidentit amerikan, Donald Trump, ka rritur vendosmërinë e ekonomisë turke për t’u zhvilluar edhe më shumë duke treguar edhe një tjetër herë se ajo ka rrënjë të fuqishme.

Ai tërhoqi vëmendjen gjithashtu se sulmet provokuese të Trumpit janë pranuar si kërcënim edhe nga vendet e tjera.

“Përdorimi abuziv i ekonomisë si një armë nga ana e Uashingtonit ka zgjuar shumë vende dhe investitorë në botë. Ky sulm u pranua si rrezik jo vetëm për të ardhmen e aleancës ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së, por edhe për tregjet globale”, është shprehur Albayrak.

Mes rreshtave të artikullit të tij për revistën “Foreign Policy”, ministri turk i Thesarit dhe Financave ka ftuar shtetet e tjera dhe investitorët e huaj që të bashkëpunojnë me Ankaranë për të ardhmen e ekonomisë globale.



Lajme të ngjashme