Trump kërcënon sërish Kanadanë

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në Zyrën Ovale para tekimit me Emirin e Kuvajtit, presidenti Trump tha se dështimi i bisedimeve lidhur me marrëdhëniet tregtare me Kanadanë do të ishte mirë për ShBA-në, por jo për palën tjetër.

Trump kërcënon sërish Kanadanë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se bisedimet me Kanadanë për tregtinë vazhdojnë në një atmosferë të tensionuar, ndërsa shtoi se “nëse kjo (negociatat) nuk do të funksiononte, atëherë kjo do të ishte mirë për vendin tonë, por jo për Kanadanë".

Këto deklarata Trump i bëri për gazetarët në Zyrën Ovale para se të takohej me Emirin e Kuvajtit, Sheikun Sabah në Shtëpinë e Bardhë.

Për negociatat lidhur me marrëdhëniet tregtare që kanë filluar dje ndërmjet delegacioneve amerikane dhe kanadeze, Trump tha se bisedimet janë të "të tensionuara", duke argumentuar se vendi i tij nuk do të dëmtohet në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje me Kanadanë.

Trump pretendon se në një rast të tillë (të dështimit të bisedimeve) Kanadaja do të ishte ajo që do të humbasë shumë gjëra.

"Nëse negociatat nuk do të funksionojnë, kjo do të jetë mirë për vendin tonë, por jo për Kanadanë", theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Duke e cilësuar edhe një herë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), e cila ka hyrë në fuqi 24 vjet më parë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Kanadasë dhe Meksikës, si “marrëveshjen më të keqe që është bërë ndonjëherë” Trump kishte thënë se versioni i ri i marrëveshjes, e cila ishte rihapur vitin e kaluar për negociata, mund të mos e përfshinte Kanadanë.



Lajme të ngjashme