Merkel: Zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë së Turqisë, në interesin strategjik të Gjermanisë

Në një reportazh për televizionin “n-tv” të grupit mediatik “RTL”, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar se zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë së Turqisë është në interesin strategjik të vendit të saj...

Merkel: Zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë së Turqisë, në interesin strategjik të Gjermanisë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar se zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë së Turqisë është në interesin strategjik të vendit të saj.

Agjencia Gjermane e Lajmeve (DPA) publikoi të enjten edhe pjesën e dytë të reportazhit të Kancelares Merkel për televizionin “n-tv” të grupit mediatik “RTL”, ku ajo flet për zhvillimet në Turqi dhe provincën Idlib të Sirisë.

“Po të ndërmarrim një veprim që do të shkaktonte dobësimin e Turqisë, kjo do të nënkuptonte se ne s’veprojmë në përputhje me interesat tona”, ka thënë ajo duke potencuar se “zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë turke është në interesin strategjik të Gjermanisë”.

“Ne s’mund t’i mendojmë marrëdhëniet turko-gjermane përherë si të bardha apo të zeza. Ky është realiteti”, komentoi shefja e Berlinit zyrtar duke theksuar se në Gjermani jetojnë mbi 3 milionë turq dhe për këtë arsye dy vendet kanë një lidhje speciale ndërmjet tyre.

Gjatë këtij reportazhi, që kanali “n-tv” do ta transmetojë mbrëmjes e së enjtes, Merkel është ndalur edhe mbi ofensivën e mundshme të regjimit sirian në provincën veriore të Idlibit.

Ajo bëri thirrje që të shmanget një katastrofë humanitare në Idlib duke tërhequr vëmendjen se civilët duhet të mbrohen me doemos, edhe pse qëllimi kryesor është lufta kundër ekstremizmit.

Merkel shtoi se për operacionin e mundshëm në Idlib dhe mbrojtjen e popullatës civile të kësaj province ka biseduar gjithashtu me presidentët Vladimir Putin të Rusisë dhe Recep Tayyip Erdogan të Turqisë.



Lajme të ngjashme