Kina beson se Turqia do ti kapërcejë shpejt vështirësitë e përkohshme në ekonomi

"Ne besojmë se Turqia e ka aftësinë për të kapërcyer vështirësitë e përkohshme ekonomike dhe shpresojmë që palët t'i zgjidhin dallimet përmes dialogut", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang.

Kina beson se Turqia do ti kapërcejë shpejt vështirësitë e përkohshme në ekonomi

Ministria e Jashtme e Kinës tha se besojnë që Turqia ka aftësinë për të kapërcyer vështirësitë e përkohshme ekonomike, duke iu referuar zhvillimeve ekonmomike që vendi i ka përjetuar kohët e fundit.

"Ne besojmë se Turqia ka aftësinë për të kapërcyer vështirësitë e përkohshme ekonomike dhe shpresojmë që palët t'i zgjidhin dallimet përmes dialogut", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang në një deklaratë me shkrim në lidhje me zhvillimet e fundit ekonomike në Turqi.

Lu ka theksuar se Turqia është vend i rëndësishëm dhe se stabiliteti dhe zhvillimi i Turqisë ofron kontribut në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

"Kina gjithmonë i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit me Turqinë në fushat e ekonomisë dhe financës", është shprehur Lu, duke shtuar se mbështesin projektet e bashkëpunimit që kompanitë e dyja palëve kanë nënshkruar sipas parimeve të tregut.



Lajme të ngjashme