Këmbe 1.000$ në lira, fito 3 ditë pushime falas

Kush thyen njëmijë dollarë në lira turke në një bankë shtetërore dhe ia paraqet mandatin recepsionit të hotelit në Pozanti të Adanës fiton 3 ditë pushime falas në një natyrë të mrekullueshme.

pozanti.jpg

Një drejtor hoteli në Pozantı të Adanës ofron 3 ditë pushime falas për ata që i paraqesin mandatin e këmbimit të njëmijë dollarëve në një prej bankave shtetërore.

Syreja Kajar (Süreyya Kayyar), i cili administron një hotel me 200 shtretër në bjeshkët e Maleve Taurus, në një deklaratë për mediat tha se gjithsecilit i takojnë detyra kundër atyre që duan ta lënë Turqinë në situatë të vështirë.

“Luhatjet në kursin valutor vijnë si pasojë e lojërave të fuqive të huaja. Duke u nisur nga kjo, edhe ne si biznes kemi filluar një fushatë të tillë për të mbështetur thirrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të kthyer valutën në lira turke”,- shprehet Kajar.

“Kështu kemi vendosur që t’u ofrojmë pushime falas qytetarëve që do të këmbejnë me lira turke 1.000 dollarë. Ata që deri në fund të këtij muaji kthejnë në lira në bankat publike njëmijë dollarë dhe na paraqesin mandatin do t’u sigurojmë një pushim 3-ditor pa pagesë në kompleksin tonë turistik”, shtoi ai.

Administratori i hotelit thotë se Turqia nga kjo gjendje mund të dalë duke qenë e bashkuar dhe në solidaritet, ndërsa kërkoi nga të gjithë që të bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

Ata që duan të përfitojnë nga ky avantazh mund ti bëjnë pushimet në një periudhë të përshtatshme brenda vitit, kur të kenë dëshirë, sqaroi Kajar.



Lajme të ngjashme